Studimi ju sugjeron meshkujve: Mbani mjekër, ju bën më tërheqës te femrat

Life style

Studimi ju sugjeron meshkujve: Mbani mjekër, ju bën më tërheqës te femrat

Më: 19 mars 2021 Në ora: 19:32
Foto ilustruese

Në trendet e fundit burrat me stil shpesh e rrisin mjekrën.

Studimet e fundit kanë treguar se meshkujt me mjekër i tërheqin gratë më shumë. E gjitha sepse ajo e bën mashkullin të duket më i pjekur dhe mashkullor, teksa femrat në mënyrë të pavetëdijshme ata fillojnë t’i perceptojnë si baballarë më të mirë.

Në Australi është bërë një anketë në të cilën janë përfshirë meshkujt dhe femrat mes moshës 16 dhe 34 vjeç. Këta persona kanë diskutuar për të mirat dhe të këqijat e meshkujve me mjekër të lëshuar dhe atyre të rruar. Edhe meshkujt kanë folur për këtë lloj “dekorimi” në fytyrë. 75% e tyre theksuan se mjekra i bën të ndihen mashkullor dhe tërheqës, ndërsa 68% e tyre thonë se mjekra ndikon në pozitivitet dhe ndikon të ndihen të veçantë.

Femrat u pajtuan se meshkujt janë më seksi me mjekër. Këta burra iu duken femrave më elegantë, avanturierë dhe individualistë.

Edhe një studim tjetër i bërë ka vërtetuar se në një lokal me shumë meshkuj, vëmendjen do ta marrin meshkujt me mjekër kundrejt atyre të rruar, ndërsa nëse të gjithë janë me mjekër, atëherë do të dominojë ai i cili ka fytyrë dhe lëkurë fëmije.

Ndonjëherë duket se shprehja e vjetër se ‘bukuria qëndron në sytë e atij që shikon’ është e vërtetë. Ju nuk mund të gjykoni se kush duket mirë e kush jo. Si çdo tendencë, edhe kjo do të zbehet me kalimin e kohës. Vitin tjetër ndoshta do të ketë një pamje krejtësisht të re në modë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat