Gjithçka ju duhet e keni në kuzhinë: Maskë për fytyrë me vetëm dy përbërës

Life style

Gjithçka ju duhet e keni në kuzhinë: Maskë për fytyrë me vetëm dy përbërës

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Maska për fytyrë mund të ripërtërijë lëkurën për një periudhë të shkurtër, cilado që të jetë e nevojshme, hidratimi apo pasurimi me minerale.

Maskat e blera nuk janë gjithmonë përzgjedhja e duhur, posaçërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme apo specifika. Ndonjëherë është më efikase të bëni maskën vet. Ajo që duhet të dini se cilat veti të dobishme kanë produktet për lëkurën tuaj.

Maska që ka vetëm dy përbërës janë zëvendësimi i thjeshtë prej produkteve të gatshme kozmetike, e mund të revitalizojnë lëkurën e fytyrës.

Qumësht dhe domate – për shkëlqimin e fytyrës.

Maska që do t’i japë lëkurës shkëlqim natyral, e po ashtu do të njësoj tenin. Përbërësit e nevojshëm janë dy lugë kafeje qumësht dhe një domate.

Domatja të pastrohet me ujë dhe të pritet përgjysmë. Njomeni atë në qumësht dhe lyeni fytyrën. Pritni të thahet, pastaj përsërisni këtë edhe dy herë tjera. Lani dhe thani fytyrën me një peshqir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat