10 sjellje 'të ëmbla' që janë tipike në një lidhje toksike

Life style

10 sjellje 'të ëmbla' që janë tipike në një lidhje toksike

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:25
Ilustrim

Ka disa mënyra me anë të së cilave një djalë fsheh xhelozinë, posesivitetin dhe madje, edhe mungesën e respektit ndaj jush. Çdo ditë, pak nga pak, ai ju "injekton" me butësi, ndërsa ju as që e kuptoni. Nëse është i prirur ndaj këtyre sjelljeve, duhet të rimendoni marrëdhënien tuaj. Pak nga pak, ai po ju përpin në vorbullën e tij të fiksimeve, egoizmit dhe dashurisë për veten e tij.

1.

Ai ju vë shpesh në dukje: 'sa e çmendur që je' a thua ju jeni njeriu më impulsiv dhe ai, njeriu më i qetë në botë. A keni filluar të ndiheni sikur, jeni me të vërtetë e çmendur? Nëse jo, do të filloni shpejt të ndiheni si anormale. Pa e kuptuar ju, ai po ju ul duke ngritur veten e tij.

2.

"Je e përsosur", ju përsërit ai duke qeshur. S'ka asgjë të keqe, ë? 'Je e përsosur', është një kompliment...apo jo? Në të vërtetë, fsheh një qasje drejt jush a thua se jeni një kukull Barbie, duke ju ngritur në një piedestal që bazohet vetëm me atë që ai kërkon të shikojë teknjë vajzë. Jo atë që jeni vërtet. Dhe pak nga pak, e shikoni veten se jeni kthyer në një Barbie. E përsosur! 

3.

Takoheni herë pas here, dhe takimet tuaja janë të këndshme, plot shaka e intime. Asnjëherë nuk keni takuar miqtë e tij, sikur po ju mban sekret. Nëse ndihet mirë me ju, në mënyrë të natyrshme i vjen t'ju prezantojë tek të tjerët. Kështu që, tërhiquni sa jeni në kohë. 

4.

Ai ju shkruan edhe pasi i thoni se keni dalë me miqtë. Dhe vazhdon ju shkruan. Vazhdon, vazhdon... Duket se po ju kushton vëmendje, por në të vërtetë, secili supozohet të ketë hapësirën e vet në jetën tuaj; ai, miqtë, familja, kanë kohën dhe vendin e tyre. Nëse ai vazhdimisht nuk ju lë të qetë, do të thotë se po përpiqet të zërë me ngulm çdo vend të mundshëm në jetën tuaj. Dhe se do të dëshironte shumë të ishte e gjithë jeta juaj, përjashtimisht të tjerëve!

5.

Ai ju thotë "E kuptoj shumë mirë si ndihesh" sa herë keni një problem. Kjo nuk tregon se është i kuptueshëm, por se i minimizon problemet që keni, ndjesitë që keni, duke ju bërë të ndiheni qaramane dhe duke mos ju ndihmuar të zgjidhni ndonjërin prej tyre. Fakti që ai ju kupton nuk zgjidh asgjë.

6.

Kur vazhdimisht ju krahason me femra të tjera, edhe pse mund të thotë se "ti je më e mirë".  Përse do të duhet t'ju krahasojë me çdo femër tjetër? Për të mos përmendur pastaj se, zëre se është duke ju thënë se "për fat të mirë nuk je si të tjerat". 

7.

Ajo shprehja: 'Hmmm...shumë seksi sot, ë?' Mund t'ju bëhet qejfi. Eshtë xheloz, ë? Epo mund të vijë një ditë kur nuk do t'ua thotë më kështu dhe gjërat s'do të duken aq të ëmbla sa më parë.

8.

Ju thotë shpesh se si mund t'ju mbronte nga meshkujt e tjerë. Dhe kur ecni në rrugë, është gjithmonë një hap prapa jush, duke kontrolluar se kush ju sheh e kush jo. është diçka e ëmbël që ai të dojë t'ju mbrojë, por përse duhet ta bëjë kudo, me këdo? Po miqtë tuaj pastaj..? Mund të vijë një ditë kur, nuk do të mund t'i shihni...

9.

Kur dikush ju ngacmon, ai ju kthehet ju a thua është faji juaj. Mund t'ua thotë me kunja, por ju dalloni se mezi po e mban veten. Nuk ka asgjë normale dhe të ëmbël në këtë mes! Nuk është xhelozi dashurie, është ndjesi sundimtari, e pastër.

10.

Ju sygjeron shpesh të ndryshoni zakonet tuaja të jetesës. 'Mos rri shumë në Facebook', 'Ha më shumë sallata' 'Fillo palestrën'...Nëse këmbëngul me këto, duhet t'ia bëni të qartë: 'Je i dashuri, jo planifikuesi i jetës sime'. A dëshironi vërtet të ndryshoni gjithë regjimin tuaj për të?

11.

Kur i thoni se jeni tepër e lodhur për marrëdhënie intime, ai fillon t'ju marrë me të mira që t'ua mbushë mendjen. çfarë do të thotë kjo? Që koha e mirë është kur ai ka dëshirë. Dhe nuk ka rëndësi në ju jeni e lodhur apo jo; do të dalë e vetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat