Mirë të tjerat, por pandemia ndryshoi edhe marrëdhënien e vajzave më recipetat

Life style

Mirë të tjerat, por pandemia ndryshoi edhe marrëdhënien e vajzave më recipetat

Më: 8 maj 2021 Në ora: 09:00
Ilustrim

Që prej kohës kur filloi pandemia jeta jonë ka marrë një kthesë tjetër dhe shumë gjëra kanë ndryshuar.

Një prej tyre është dëshira e vajzave dhe grave për të veshur reçipeta. Një lëvizje dedikuar kësaj teme, ka nisur që më herët në shumë vende të botës dhe është mbështetur nga personazhe publikë, për të zhdukur normat morale që i ndalojnë gratë të vishen pa reçipeta.

Duke nisur nga ‘Guardian’, e shumë media të tjera, vajza e gra nga New York në Indonezi i kanë dhënë lëvizjes ‘no bra’ zë duke dhënë deklarata për lirshmërinë që kanë provuar duke mos i veshur reçipetat për muaj me radhë prej punës në shtëpi, larg zyrës për shkak të pandemisë.

Një tjetër tregues i këtyre ndryshimeve që po pëson mënyra si ne e shohim mbajtjen e reçipetave është edhe rritja me 32% e shitjeve të atyre sportive në krahasim me 5% të atyre normale.

Jeni gati të çlironi veten?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat