Gjuha e trupit në dashuri, gjestet janë më të vyera se fjalët

Life style

Gjuha e trupit në dashuri, gjestet janë më të vyera se fjalët

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:45
Ilustrim

Nëse ka një aspekt që shpesh nënvlerësohet në komunikimin ndërpersonal, është gjuha e trupit. Janë të shumtë ata që besojnë se fjalët kanë më shumë rëndësi, kur në të vërtetë edhe gjestet dhe shprehitë e fytyrës flasin, ndoshta edhe më shumë se sa gjuha verbale.

Joshja ka origjinë të hershme

Ai dhe ajo. Takohen, vështrohen, pëlqehen. Ndizet shkëndija. Lind një joshje e papritur, një kureshti, një korrent energjie erotike pa pasur nevojë për fjalë. Por, jo të gjithë e dinë se si të komunikojnë me të njëjtën rrjedhshmëri dhe jo gjithmonë dinë të kuptojnë mesazhet që të tjerët u dërgojnë. Por të mësoni të shprehni sensualitetin tuaj është e mundur…

Shpesh, kur vjen momenti i prezantimit ajo dhe ai kanë komunikuar më parë me njëri-tjetrin, madje dhe pa e kuptuar sepse, ka lindur diçka: një tërheqje, një kuriozitet, një kontakt. Edhe gjatë fazave të para të joshjes, nuk është gjuha verbale ajo që mbizotëron, por ajo e holla dhe e qarta, gjuha e trupit. Është një kod, i përbërë nga një sërë sinjalesh seksuale: sjellje, lëvizje, qëndrime, shikime… Tërësia e këtyre gjesteve i jep origjinë një “vallëzimi joshës”, i cili na bën më të dukshëm dhe tërheqës, komunikon gatishmërinë tonë, rizgjon interesin e personit tjetër. Joshja ka origjinë të hershme… Bëhet fjalë për një element që ka një peshë të dukshme edhe në universin e joshjes dhe tërheqjes: një bashkësi faktorësh shumë të vështirë për t’u kontrolluar, pikërisht sepse është pasqyrë reale e të vërtetës.

Për këtë arsye është e rëndësishme të kuptojmë se ndonjëherë gjestet kanë më shumë rëndësi se sa fjalët dhe që bëjnë pjesë në atë listë pikësh për të kuptuar nëse i pëlqen dikujt: një listë e nevojshme për të luftuar dyshimet klasike dhe për të bërë lëvizjen e duhur. Kemi listuar një sërë sinjalesh të trupit që mund të tregojnë joshjen (ose jo) e një femre.

Kur çon duart mes flokëve: kur një grua kalon dorën mes flokëve, mund të jetë një shenjë e joshjes kundrejt atij që ka përballë. Jo gjithmonë, por në pjesën më të madhe të rasteve është kështu: kjo sepse femrat, kur janë të interesuara, duan të luajnë me flokët e tyre. Kur zbulojnë veshët, atëherë do të thotë se po ju japin sinjale të rëndësishme.

Kur kërkon kontakt fizik: Kur një femër kërkon kontakt me një burrë, do të thotë që është e tërhequr nga ai. Flitet edhe me këto gjeste të vogla, si prekja m krah apo dorë. Do të thotë se ajo po kërkon të zvogëlojë distancat dhe të fitojë kështu një afërsi më të madhe me tjetrin.

Kur kafshon buzët: një nga shenjat e trupit, ajo më kuptimplota ndër të gjitha është kjo. Pavarësisht se shumë mendojnë se ky është një gjest i bërë enkas për të joshur, në të vërtetë shpesh ky është një gjest krejt i pavullnetshëm dhe kjo gjë i jep një kuptim më të thellë.

Kryzëqimi i këmbëve: kur një femër kryqëzon këmbët, mund të kërkojë të kapë vëmendjen e atij që ka përballë. Fatkeqësisht nuk është gjithmonë kështu, sepse ky gjest i përket rutinës së shumë femrave dhe ndonjëherë nuk fsheh asnjë nënkuptim të veçantë.

Kujdes ndaj syve: zmadhimi i pupilave është një shenjë shumë e qartë e joshjes dhe nuk kushtëzohet vetëm këtu. Kur një femër kërkon me këmbëngulje kontaktin vizual, do të thotë se ka ndër si qëllim të vendosë një lidhje dhe ta thellojë njohjen me atë që ka përballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat