Qepa e kuqe, mrekullia natyrale për shëndetin e flokëve / Ja si ta praktikoni

Life style

Qepa e kuqe, mrekullia natyrale për shëndetin e flokëve / Ja si ta praktikoni

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:34
Ilustrim

Sekreti qëndron tek lëngu i qepës. Magjik për një sërë sëmundjesh, por këtë herë do të flasim për aspektin e bukurisë, i cili ndikon në mirëqenien e gjithsecilit. Praktikohet 2-3 herë në muaj. Bëhet fjalë për maskën fuqiplote për flokët tuaj. Është një maskë për të gjitha ata që duan flokë të shëndetshëm, të trashë dhe me shkëlqim.

Për ta sqaruar më mirë, nuk ka të bëjë me lëngën e çdo lloji qepe, por vetëm asaj të kuqe, e ëmbël. Lëngu i qepës së kuqe mund të ndihmojë në parandalimin gjithashtu të rënies së flokëve por edhe thinjen e tyre.

Në të njëjtën kohë mund të përshpejtojë rritjen dhe cilësinë e flokut. Thuhet se, receta e qepës së kuqe i ka kaluar kufijtë e famës duke u përdorur edhe nga artistë të Hollivudit.

Shumë studime individuale kanë treguar se qepët e kuqe parandalojnë humbjen e flokëve në 87% të rasteve. Pas trajtimit me lëng qepe të kuqe për një muaj rresht, do të mbeteni të befasuar me pamjen e flokëve tuaj. Përveç kësaj, dermatologët pretendojnë se lëngu i qepës nuk shkakton pasoja të dëmshme apo efekte anësore në lëkurën e kokës.

Pra, cili është sekreti i qepës të kuqe?

Ajo përmban burime të pasura squfuri, i cili nxit prodhimin e kolagjenit, jetike për rritjen e flokëve. Përveç kësaj, lëngu i qepës së kuqe shërben për qarkullimin e gjakut dhe mbron lëkurën nga inflamacionet. Qepa ka veti gjithashtu antibakteriale.

Lëngu do ju forcojë flokët dhe do parandalojë infeksionet.

Receta me qepë të kuqe për rritjen e flokëve

Nevojiten 2 deri në 4 kokrra qepë. Pastrojini tërësisht nga lëkura. Pritini në copa të vogël dhe kalojini në mikser. Vendoseni mbi një sitë të vogël dhe shtypeni me një lugë sipër.

Lëngut që sapo nxorët, shtojini një lugë gjelle mjaltë dhe përziejini mirë. Masazhoni kokën me lëngun e qepës për rreth 15-30 minuta. Era e fortë do ju bezdisë pak, por ia vlen sforcimi.

Nëse doni rezultat më të mirë dhe nëse keni kohë të mjaftueshme, mbajeni maskën për një orë. Pas trajtimit, lajini flokët si zakonisht. Për rezultate më të mira ky trajtim duhet të praktikohet 2-3 herë në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat