A ndikon gjumi me (ose pa) reçipeta tek gjoksi i varur? Ç'duhet të dini!

Life style

A ndikon gjumi me (ose pa) reçipeta tek gjoksi i varur? Ç'duhet të dini!

Më: 18 maj 2021 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Me siguri keni dëgjuar nga gjyshet ose nga "gojëdhëna" të tjera se fjetja me reçipeta mund të pengojë rritjen e gjirit, të shkaktojë probleme shëndetësore etj. Megjithatë, në kundërshtim me besimin popullor, nuk ka asnjë provë mjekësore që sugjeron se "është keq të flesh me reçipeta". Në varësi të madhësisë së gjirit, gjumi me reçipeta mund të kufizojë lëvizjen e tyre, duke bërë që ju të flini më rehat. Më poshtë gjeni gjithçka që duhet të merrni parasysh përpara se të flini ose jo me reçipeta.

Gratë me gjoks më të madh që përjetojnë lëvizje gjatë natës mund të përfitojnë nga përshtatja e strukturuar e reçipetave.

"Disa gra kanë gjinj të mëdhenj, dhe mbajtja e reçipetave të buta në shtrat mund të ndihmojë në kufizimin e lëvizjes së gjirit gjatë gjumit duke i ndihmuar", thotë Dr. Regina Hampton, një kirurge e certifikuar.

Mjekja Terri Ann Samuels thotë gjithashtu se fjetja me reçipeta sugjerohet dhe për ato me implante gjiri, pasi sipas saj, "kjo mund të lejojë që implantet të qëndrojnë të ngritura për më gjatë".

A ndikon fjejtja me reçipeta në "uljen/varjen" e gjinjve?

Gjinjtë do të bien natyrshëm me kalimin e kohës dhe kjo është plotësisht normale. Në këtë proces reçipetat nuk ndihmojnë dhe as përkeqësojnë. Ligamentet që mbështesin gjinjtë shtrihen me kalimin e kohës duke bërë që gjoksi të bjerë. Arsye të zakonshme për këtë janë: gjenetika, ndryshimet hormonale gjatë menopauzës, shtatzënia dhe ushqyerja me gji, pirja e duhanit, të ushtruarit pa reçipetat/bluzat e shkurtra sportive përkatëse etj.

Jasmine Jones, specialiste e përshtatjes së reçipetave, sugjeron:

"Nëse doni të zvogëloni shkallën me të cilën gjinjtë tuaj 'ulen', sigurohuni të ushtroni muskujt e kraharorit."

Disa prej lëvizjeve të stërvitjeve që ndihmojnë në parandalimin e rënies së gjinjve përfshijnë: push-ups (pompat), chest press, dumbbell pullover, traveling plank, chest fly
poza "Kobra" etj.

A ka ndonjë efekt anësor gjumi me reçipeta?

Sikurse u përmend në fillim nuk ka asnjë dhënë lidhur me një rrezik të mundshëm. Nëse ka një arsye shqetësimi, mund të jetë rasti kur reçipetat janë shumë të ngushta apo të sikletshme dhe çojnë në acarim të lëkurës apo prishje gjumi. Prandaj, është e rëndësishme që reçipetat të jenë gjithmonë në madhësinë e duhur.

Së fundmi, si me çdo pjesë të rrobave që bie në kontakt të ngushtë me lëkurën, reçipetat shpesh grumbullojnë djersë, yndyrë dhe baktere. Sigurohuni që t'i lani shpesh për të parandaluar probleme të acarimit të lëkurës, si për shembull aknet.

Nëse vendosni të flini me reçipeta, sigurohuni që të zgjidhni diçka më të lirshme, më të butë dhe më fleksibël sesa ajo që vishni normalisht gjatë ditës. Nëse vishni reçipeta me tela gjatë ditës për shembull, mund të mbani një palë reçipeta pa tela në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat