Ju del gjumi natën dhe nuk ju merr më, çfarë do të thotë kjo?

Life style

Ju del gjumi natën dhe nuk ju merr më, çfarë do të thotë kjo?

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:35
Foto Ilustrim

A ju ka ndodhur edhe juve që t'ju del gjumi në mes të natës dhe, për sherr, të kthjelleni menjëherë, duke mos mundur që ta ktheni gjumin? Ekspertët thonë se, në raste të tilla, më së miri është që t'i fikni të gjitha dritat, por ka edhe metoda të tjera, që mund të jenë të dobishme.

Nëse hani një shujtë të vogël para se të bini në gjumë, atëherë ajo ju ndihmon që niveli i sheqerit në gjakun tuaj të mbetet stabil.

Ushqimet si bananet, thjerrëzat, fiqtë dhe peshku tun, përmbajnë hormonin qetësues, serotoninë, e cila gjendet dhe vepron edhe në tru.

Po ashtu, shkrimi i ditarit mund të na ndihmojë në qartësimin e mendimeve dhe, të relaksuar pas një gjëje të tillë, t'i kthehemi me sukses vazhdimit të gjumit. Duhet ta dimë se në gjumë ndikojnë shumë faktorë, si stresi, gjendja e lëkurës, gjendja me imunitetin e organizmit, etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat