Ligji norvegjez, s’ka më buzë të fryra dhe bel të hollë

Life style

Ligji norvegjez, s’ka më buzë të fryra dhe bel të hollë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Ligjvënësit në Norvegji kanë njoftuar rregulla të reja që do të detyrojnë  personat ndikues në opinionin publik të njohur si “influencers” të mos përdorin photoshop. Ndryshimet ligjore u miratuan me një mbështetje unanime nga parlamenti norvegjez.

Ky ndryshim erdhi pas shqetësimeve nga grupe të rinjsh dhe Ministrisë norvegjeze të Fëmijëve dhe Familjes të cilët kërkuan ndërmarrjen e masave për shqetësimet në rritje për imazhe trupi të transformuara dhe shëndetit mendor. Ligji do të kërkojë që reklamat dhe postimet e sponsorizuara ku “forma, madhësia ose lëkura e një trupit është ndryshuar nga programe të tilla si “photoshop”duhet të cilësohet qartë se ato janë ndryshuar.

Mosrespektimi i rregullave do të rezultojë me vendosje të gjobave. Ligji përfshin buzët e zmadhuara, muskujt e theksuar dhe belin e ngushtë. Zyrtarë të lartë në Norvegji u shprehën se të rinjtë janë nën një presion për t’u dukur mirë.

Modelet e ekspozuara i ekspozojnë të rinjtë në një ideal të bukurisë së pamundur për t’u arritur, ndaj u vendos ndryshimi i ligjit. Ligji do të zbatohet në të gjitha platformat kryesore të mediave sociale duke përfshirë Instagram, Snapchat dhe TikTok.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat