Gjërat që filmat duhet të mos i trajtojnë më si romantike/normale!

Life style

Gjërat që filmat duhet të mos i trajtojnë më si romantike/normale!

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Nuk është sekret që filmat dhe serialet mund të mos jenë 100% realë në mënyrën se si rrjedhin ngjarjet. Por kur ato fillojnë të kthejnë aspekte negative në në një dritë më pozitive apo normale, këtu ka një problem. 

Një përdorues i Reddit pyeti njerëzit "Çfarë është diçka që filmat nuk duhet ta trajtojnë më si normale?" dhe disa u përgjigjën kështu:

1. Përpjekja për të bërë për vete ose për t'i "mbushur mendjen" dikujt që është në një lidhje.

2. Të kesh fëmijë. Duket se çdo film shtyn idenë se të kesh fëmijë është e mrekullueshme dhe do të ndryshojë jetën tënde. Historia tipike është kështu: Gruaja që nuk donte fëmijë, mbeti shtatzënë gabimisht dhe vendosi ta mbante. Prej aty, jeta e saj ndryshoi dhe papritmas ajo është më e lumtur dhe e plotësuar se kurrë. Në fakt, ajo ishte një dështake e trishtuar, derisa bëri fëmijë.

3. Fjala "Jo", do të thotë: Jo, nuk dua! Nuk do të thotë: "Përpiqu më shumë".

4. Baba im, i cili ishte një idiot deri në 10 minutat e fundit të këtij filmi, tani më jep miratimin e tij dhe ne pajtohemi. Pse nuk ka më shumë personazhe ku prindërit kuptojnë se as nuk ia vlen të kërkosh kontakte me një baba të tillë?

5. Më acaron që në çdo film mjekët janë heronjtë që bëjnë gjithçka. Ka shumë punë të rëndësishme që kryhen nga infermierët si bërja e pyetjeve, zhvendosja e pacientit nga një dhomë në tjetrën, monitorimi, vendosja e kateterëve etj. Grey's Anatomy, me ty e kam!

6. Heroi fiton vajzën. Kjo i bën shumë djem të mendojnë se dhe ata do përfundojnë patjetër me "atë" vajzë.

7. Dhuna si mjeti i parë, shumë i zakonshëm i ndërhyrjes, në menaxhimin e konfliktit.

8. Marrëdhëniet që lulëzojnë nga traumat e përbashkëta. Ju keni një krizë pengu, ose dy njerëz të rastësishëm bashkohen për të shpëtuar ose shpërndarë një bombë që do të hedhë në erë të gjithë ndërtesën ... dhe ata bien në dashuri! Shpesh, ata janë krejt të kundërt dhe në fillim e urrejnë njëri-tjetrin, por gjatë rrugës kuptojnë se duhen. Traumat e përbashkëta nuk janë gjithmonë themeli më i shëndetshëm për një marrëdhënie midis njerëzve, stili i jetesës të së cilëve nuk përputhet.

9. Përndjekësit. "Oh Zot, ai më ndoqi deri në shtëpi dhe qëndroi jashtë derës në shi për pesë orë. Ai më dashuron!"

- Jo, Sara. Ai është i frikshëm!

10. Një burrë dhe një grua duke u zënë dhe zënka ndërpritet nga një puthje pasionante. Ajo thjesht e pranon këtë dhe gjithçka është në rregull. Kjo është shumë joreale; një grua zakonisht nuk është në humor për romancë/seks gjatë një zënke. Gjithashtu, ajo i mëson shikuesit se ju mund ta bëni partnerin tuaj të mbyllë gojën vetëm duke i rrëmbyer një puthje. Nuk ka asnjë përpjekje për komunikim, për të dëgjuar personin tjetër.

11. Ideja që njerëzit që janë kryesorët në fushën e tyre lejohen të jenë budallenj dhe të ashpër sepse kanë gjithmonë të drejtë.

12. Ideja se seksi i herës së parë është gjithmonë spektakular.

13. "Polici i mirë" që bën gjëra të këqija (pra shkel ligjin) për "arsyet e duhura". 

14. Tradhtia. Unë i urrej filmat me tradhti, janë të neveritshëm.

15. Njerëzit që heqin syzet dhe pastaj papritmas duken të mahnitshëm.

16. Nëse djemtë abuzojnë verbalisht me vajzat, kjo ndodh sepse ata fshehurazi e pëlqejnë vajzën.

17. Dhe së fundmi, marrëdhëniet romantike mësues-student. Në serialin "Pretty Little Liars", një nga personazhet lidhet me mësuesin e anglishtes. Ajo ishte 16 dhe ai 26. Pra, e mitur?! Ishte e neveritshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat