5 gjërat më të rëndësishme që një mashkull kërkon nga martesa

Life style

5 gjërat më të rëndësishme që një mashkull kërkon nga martesa

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Meshkujt në përgjithësi janë natyra më pak kërkuese në krahasim me gjininë tjetër, femrat. Por edhe ata nuk janë pa gjë. Për shembull, e keni menduar ndonjëhere se çfarë kërkon një mashkull nga martesa? Këshilluesi i martesave dhe familjeve, Aaron Anderson, ka ndarë disa këshilla nga eksperiencat e tij me çiftet, duke iu referuar kryesisht meshkujve dhe gjërave që ata duan me çdo kusht që të jenë të lumtur me martesën e tyre.

Burrat kërkojnë që t’i duash

Ashtu si bashkëshortet e tyre, meshkujt kanë nevojë të duhen, edhe pse jo deri në atë pikë që duan femrat. Ata dëshirojnë t’i kesh në vëmendje dhe t’u tregosh herë pas here dashuri, por pa e tepruar. Nuk u kushtojnë vëmendje gjërave të vogla të të shprehurit të dashurisë, kështu që në këtë pike, zonja, mos e teproni.

Duan një grua të pavarur

Një bashkëshorte që të ketë dëshirat e saj, punën dhe qëllimet e saj. Ata, ashtu si edhe femrat, kanë në kokë planet dhe qëllimet e tyre në karrierë dhe nuk i tolerojnë lehtë prishjet e planeve të së ardhmes. Duan të kenë në krah një bashkëshorte, e cila i mbështet, por që nuk i pengon në qëllimet që i kanë vënë vetes, ndaj edhe duan një bashkëshorte, e cila i fton për t’i arritur bashkë qëllimet.

Duan përkujdesje

Adhurojnë kur vëmendja e bashkëshortes është maskimale (jo xheloze). Anderson tregon se meshkujt e dashurojnë vëmendjen e bashkëshortes, sidomos kur kanë pasur një ditë të keqe, duan të qetësohen në krah të saj, por ndonjëherë kanë dëshirë edhe për vetmi kur kalojnë momente kritike, zënka apo debate në punë. Po ashtu, meshkujt duan që të kujdesesh sa herë ata janë të sëmurë.

Duan një grua që është në një mendje me ta, jo me fëmijët

Është e kuptueshme se femrat kanë lidhje të veçantë me fëmijët. Deri këtu gjithçka është në rregull, por pasi fëmijët dhe nënat bëhen bashkë, meshkujt ndihen si të lënë pas dore, ndaj kjo nuk është aspak e pranueshme për ta. Përderisa kërkojnë të jenë nën vëmendje, meshkujt urrejnë të lihen në plan të dytë.

Duan të ndihen të sigurt, por jo në aspektin fizik

Duket sikur është një tipar që karakterizon më shumë femrat, por në fakt jo, thotë Anderson. Meshkujt, po ashtu kërkojnë të ndihen të sigurt në martesën e tyre. Ata duan një bashkëshorte shumë të qetë dhe të duruar me çdo situatë të pakëndshme që mund të sjellë martesa, në vend të një tjetre që vazhdimisht mund të vërë në dukje të metat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat