Kohë cilësore me fëmijët, apo ne në televizor, ata në celular!

Life style

Kohë cilësore me fëmijët, apo ne në televizor, ata në celular!

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 06:31
Ilustrim

Gjatë karantinës unë shpenzova më shumë kohë me djalin tim se asnjëherë më parë, por nuk e shijova aspak.

Ca kohë më parë dola për pica me djalin tim 7-vjeçar. Duhet ta kisha shfrytëzuar atë shans për t’u çlodhur, por nuk mund të rrija dot pa menduar për faktin se kishim dalë për të ngrënë në një mjedis të mbyllur, pa maska në një kohë pandemie. Mendimet e mia plot ankth dhe fokusimi i tepërt që kishte djali im tek pica e tij, bënë që ne të mos shkëmbenim shumë fjalë. Megjithatë djali im ndaloi një moment së ngrëni dhe më tha: ‘’Kjo është darka më ë bukur e jetës simë.’’ Ai ka një tendencë të flasë në superlativë si çdo fëmijë, por unë gjithsesi e dija që atij po i shijonte shumë koha që ne po kalonim bashkë. Ai tani ka zhvilluar fjalorin e tij dhe ka shtuar dhe shprehjen "kohë cilësore" në leksikun e tij. Kur e pyesin se çfarë do të thotë me këtë, ai zakonisht përmend një aktivitet që do të donte të bënte me një nga prindërit e tij dhe që nuk përfshin motrën. Shembulli kryesor është golfi në miniaturë. Fusha e golfit për të tani përfaqëson standartin më të lartë të ‘kohës cilësore’ që kur mamaja e tij e çoi në një fushë të tillë verën e kaluar. Së fundmi ai ka thënë se nuk po shijon më "kohë cilësore" të mjaftueshme me ne. Kjo sepse një nga efektet e pandemisë globale është se zvogëlohen në mënyrë dramatike shëtitjet për në fushën e golfit. Me epokën e modernizimit, zgjatjen e orëve të punës dhe me dy prindër që punojnë, koha që fëmijët kalojnë me prindërit është minimale. Unë kam kaluar mjaft kohë me fëmijët e mi por e kam kaluar duke ndenjur në telefon ndërkohë që ata shikojnë televizor. Megjithatë unë mendoj se koncepti i të kaluarit kohë cilësore me fëmijët, është një koncept nga i cili më shumë përfitojnë punëdhënësit. Ata duan të na bindin se është normale të punosh me orë të zgjatura dhe të mos takohesh shumë më fëmijët e tu, për sa kohë që u jep atyre vëmendje të tepërt për një periudhë të shkurtër kohore. Edhe pse nuk besoj shumë të kjo ideologjia e konceptit të kohës cilësore me fëmijët, përsëri mendoj se është i rëndësishëm. Unë vitin e fundit kam punuar në shtëpi dhe di të them që ka shumë ndryshim midis asaj kur i ke fëmijët nëpër këmbë gjithë ditën në shtëpi me atëhere kur del vetëm një herë në ca kohë me to për të bërë diçka speciale. Gjatë kohës në shtëpi, gjysma e ndërveprimeve të mia me djalin tim vërtitet rreth përpjekjes sime për ta bindur atë për të bërë gjëra që ai nuk dëshiron t’i bëjë: të vishet në mëngjes, të hajë vaktet e tij, të fikë televizorin, të bëhet gati për shtrat. Por kur largohemi nga shtëpia për të "bërë diçka" së bashku, edhe nëse është vetëm një xhiro rreth lagjes, ndodh një ndryshim i menjëhershëm. Shtëpia nuk lë shumë hapësirë për argëtim dhe hare. Mund ta them dhe unë pa ndrojtje, që darkat më të bukura të jetës simë kanë qënë ato darka që kam kaluar me prindërit kur kam qënë i vogël. Hera e fundit që kam qënë në një restorant para se të dilja për pica me djalin tim, ka qënë në shkurtin e vitit të kaluar. Isha me djalin tim dhe hëngrëm speca. Nuk e mbaj mend se për çfarë biseduam, vetëm di që ishim vetëm ne të dy duke folur për gjëra të ndryshme. Disa javë më parë e pyeta djalin tim se çfarë do të donte të bënte pasi të gjithë të kishim bërë vaksinën dhe të ishim më në fund të lirë. Ai kishte shumë ide por mbaj mend dy në veçanti. Ai donte të luante golf me nënën e tij dhe donte të shkonte në restorant me mua që të hanim speca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat