Mendoni se dini të bëni komplimente? Kë janë 10 mënyrat e duhura

Life style

Mendoni se dini të bëni komplimente? Kë janë 10 mënyrat e duhura

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Ngjan kaq e thjeshtë, por t'i bësh dikujt një kompliement mund t'i ndryshojë komplet ditën dikujt. Nuk ka rëndësi nëse ja bëni mamit, shokut të ngushtë apo një të huaji në lokal. Të gjithë duam të ndihemi të rëndësishëm dhe të vlerësuar. Për ta bërë këtë duhet të dini edhe si të bëni komplimente! 

1. Jini specifikë dhe të qartë

Nëse doni t'i bëni dikujt një kompliment, mos e bëni në ajër. Nëse tregoheni specifikë, personi përballë do ta pëlqejë edhe më shumë.

2. Thuaj emrin e tij/saj

Njerëzit vdesin ta dëgjojnë emrin e tyre, aq më tepër kur bëhet fjalë për një kompliment që do t'i bëjë të ndihen më të veçantë.

3. Tregojini që janë dëgjues të mirë

Nëse mikesha juaj mund të dëgjojë pa u lodhur për orë të tëra problemet tuaja, thuajani që është dëgjuese e mirë. Vëmendja e saj ju ka ndihmuar më shumë nga ç'e mendoni prandaj tregohuni mirënjohës.

4. Komplimentojini për stilin 

Duket si kompliment sipërfaqësor, por t'i thuash dikujt që ka stil e bën të ndihet i veçantë. 

5. Vini në dukje përpjekjet e tyre

Etikën në punë, shkollë apo familje. Ka domethënie të madhe nëse ju njihni punën e tjetrit. Duke ja thënë këtë me zë të lartë e inkurajoni, i tregoni që e vlerësoni dhe e motivoni për më shumë.

6. Thuajani me zë të lartë sa të mirë janë (nëse janë të tillë)

Komplimentet për personalitetin vlejnë edhe më shumë sesa thjesht një fjalë e bukur për pamjen. Bëjini më shpesh kur e ndjeni.

7. Mbajeni fokusin tek ata. 

Mos bëni komplimente për të peshkuar të tjera për veten. Jepni energji që të tjerët s'do të donin ta merrnin.

8. Bëjani të ditur që ata kanë një ndikim tek ju

Njerëzit shpesh nuk e dinë sa ndikim kanë tek të tjerët. Kujtojani këtë herë pas here, për t'i bërë të ndihen edhe më mirë.

9. Komplimentoni një të huaj

Kujtoni që fjalët e mira s'janë vetëm për kolegët e shoqet. Nëse baristi ju ka barë një super koktejl pse të mos ja thoni me zë të lartë? Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë edhe gjëra që s'presin t'i dëgjojnë.

10. Fokusohuni tek çfarë ka rëndësi për ta

Një mënyrë tjetër për të dhënë një kompliement të mirë është të qëndroni tek interesat e tyre dhe tregojini çfarë i admironi më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat