Këshilla si të jesh një femër e fortë

Life style

Këshilla si të jesh një femër e fortë

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Përcakto se çfarë mund të përmirësosh te vetja

Kujdes: mos u shqetëso për gjërat sipërfaqësore, por jepu rëndësi parimeve, karakteristikave dhe elementëve të tjerë që mund të të pengojnë.

Mos lejo askënd të përfitojë prej teje

Të gjithë mund të manipulohen dhe ka njerëz që përfitojnë në situata të caktuara. Shefi në punë, kolegët, të njohur dhe njerëzit që takon, çdo ditë mund të mundohen të përfitojnë prej teje dhe të të shfrytëzojnë.

Femrat kanë ecur shumë përpara

Shumë njerëz kanë bindjen se një grua ka për detyrë të kujdeset për shtëpinë, fëmijët, bashkëshortin, duke lënë mënjanë nevojat e saj personale. Është e vërtetë që në një marrëdhënie, të dy partnerët duhet të bashkëpunojnë për të kryer këto detyra, por megjithatë shumë shpesh janë gratë ato që i bëjnë punët për mirëmbajtjen e shtëpisë. Më pak se një shekull më parë, femrat kishin shumë pak të drejta. Ndërsa sot kanë arritur pothuajse barazim gjinor. Ky është një ndryshim i rëndësishëm, për të cilin duhet të jemi shumë krenare. Edhe femrat kanë nevojat e tyre: kur kanë kaluar një ditë të lodhshme në punë apo kur janë të stresuara, duhet të kenë mundësinë të argëtohen dhe të çlodhen pa u ndier në faj dhe t’i dedikojnë vetes së tyre kohën e mjaftueshme për t’u ndier më mirë.

Duhet të jesh nga pak feministe

Duhet të kesh karakter të fortë që të jesh edhe një femër e fortë. Por, mbi të gjitha, mundohu të kundërshtosh të tjerët për gjërat për të cilat beson dhe përballu me kurajë.

Tregohu tolerante kundrejt mendimeve të të tjerëve

Toleranca kërkon një shpirt të fortë dhe plot edukatë. Në të kundërt, nuk duhet të pranoni prepotencën e atyre njerëzve që u imponojnë dëshirat dhe mendimet e tyre të tjerëve.

Duhet shumë forcë për të zbutur gjykimet e të tjerëve

Mundohu të injorosh komentet negative si dhe çdo gjë që mund të mendojnë për ty. Kjo vlen për të qenë më e qetë shpirtërisht. Mos u jep rëndësi fjalëve të të tjerëve dhe aq më tepër atyre që të gjykojnë pa të njohur.

Mos u kushto rëndësi meshkujve

Me siguri që dëshiron që një mashkull të bëjë pjesë në jetën tënde. Por, a e ke vërtet të nevojshme praninë e një mashkulli? Ke jetuar një kohë të gjatë pa një mashkull pranë dhe ia ke dalë mbanë, ndaj me shumë gjasa të jesh single nuk të bën aspak dëm. Nëse je tek të 30-at, mos mendo se një nga prioritetet e tua absolute është të gjesh një mashkull që të të plotësojë.

Përmirëso vetëvlerësimin

Zakonisht, njerëzit me pak vlerësim për veten janë femrat. Duhet të hapësh sytë dhe të kuptosh se je e mençur, e bukur dhe e mrekullueshme. Bëj një listë të cilësive që mendon se e bëjnë një femër të jetë fantastike. Më pas cilëso të gjitha aftësitë dhe cilësitë e tua. Do të vlejnë për të kuptuar se sa e fortë dhe e zonja je. Më pas prano defektet e tua dhe të të tjerëve, me kusht që të mos ndikojnë negativisht te njerëzit që të rrethojnë. Të vlerësosh cilësitë e tua pa asnjë droje është shumë mirë, por të gjithë njerëzit kanë defektet e tyre. Dhe janë pikërisht këto defekte që i bëjnë femrat të duken më interesante në sytë e meshkujve.

Mos lejo askënd të të kërcënojë

Mëso teknikat e vetëmbrojtjes. Merr disa leksione vetëmbrojtjeje ose mëso çfarëdolloj gjëje që të lejon të mbrohesh. Nëse dikush të sulmon verbalisht, denoncoje. Në shkollë mund t’i drejtohesh një mësuesi ose drejtorit, apo çdolloj përgjegjësi. Në punë mund t’i drejtohesh eprorit dhe nëse është pikërisht ai që të kërcënon, mund të ankohesh te burimet njerëzore apo edhe drejtori. Është gjithmonë një ide e mirë të kërkosh ndihmë te fondacionet që janë në mbështetje të grave. Në rastet ekstreme duhet menjëherë të shkosh në polici. Mos ki asnjëherë frikë të kërkosh ndihmë.

Ji origjinale

Mos u hiq sikur je e lumtur, kur nuk je. Qesh kur diçka të duket për të qeshur. Jepi vlerë vetes tënde. Bëju të ditur të tjerëve se ekziston edhe ti, sepse je një njeri që vlen dhe duhet të marrësh të gjithë vëmendjen që meriton.

Ji më e përpiktë

Të jesh gjithmonë e përpiktë, do të të vlejë shumë për t’u bërë një grua e fortë, sepse njerëzit që të rrethojnë do të të vlerësojnë më seriozisht dhe do të dinë të besojnë te ti.

Ji e organizuar

Mbaj çdo gjë nën kontroll, duke arkivuar gjërat e nevojshme. Mbaj gjithmonë me vete një bllok ku të shënosh takimet e ditës sipas orareve dhe datave. Jeta do t’ju duket më pak stresuese dhe njerëzit do të të besojnë detyra dhe punë të rëndësishme.

Dedikoju pasioneve të tua

Mund të kontribuosh në kërkimin e sëmundjes së kancerit apo të bëhesh një aktiviste: e rëndësishme është që të jetë një çështje tek e cila beson me gjithë zemër. Mundohu ta gërshetosh punën me vullnetarizmin. Të ndihmosh të tjerët të bën të ndihesh sikur je në majë të gjithçkaje!

Mos ndiq turmën

Një sjellje e tillë, vetëm për t’u bërë qejfin të tjerëve, mund të çojë vetëm drejt shkatërrimit. Në mendjen tënde mëso të dallosh të mirën nga e keqja. Sillu si një lider i vërtetë dhe të tjerët do të të vijnë pas pa asnjë dilemë në mendjen e tyre.

Tregohu gjithmonë e sinqertë me veten

Shpesh kemi tendencën ta mohojmë të vërtetën vetëm e vetëm për t’u ndier më mirë. Por kjo sjellje është e gabuar, pasi kontribuon për të jetuar në gënjeshtër. Ji gjithmonë e vërtetë me veten dhe je në rrugën e duhur për të qenë një grua e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat