Koha e lirë: Cila është sasia ideale që na duhet gjatë një dite?

Life style

Koha e lirë: Cila është sasia ideale që na duhet gjatë një dite?

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

"Nuk kam asgjë për të bërë dhe kam gjithë ditën për të bërë diçka. Do të dilja për të lundruar, por nuk kam ku të shkoj dhe kam gjithë natën për të arritur atje. A është çudi që nuk jam kriminel? A është çudi që nuk jam në burg? A është çudi që kam shumë kohë në dorë? " - "Shumë kohë në duart e mia" nga Styx (1981)

Nëse na kërkohet të imagjinojmë veten duke jetuar në një botë utopike, shumë prej nesh mund të fantazojnë për një ekzistencë që do përfshinte sasi të pafundme të kohës së lirë për të bërë gjithçka që donim gjatë çdo ore.

Këtu në planetin Tokë, ku ditët janë të mbushura me planifikime e orare dhe shpesh janë të mbingarkuara, është e lehtë të imagjinosh se në skajin e kundërt të spekrit, aty ku ka kohë të lirë pafundësisht, gjithçka do ishte perfekte dhe ditët do ishin më të lumtura. Por, hulumtimet e reja sugjerojnë që ne duhet të jemi të kujdesshëm me çfarë kërkojmë kur bëhet fjalë për të patur shumë kohë të lirë.

Një studim i fundit zbuloi se të kesh shumë kohë të lirë është pothuajse po aq e dëmshme për mirëqenien tonë, sa të kesh shumë pak. 

Zona Goldilocks*: Të kesh pak kohë të lirë rrit kënaqësinë e jetës, të kesh shumë kohë të lirë jo dhe aq.

*Goldilocks: Parimi Goldilocks është emëruar në analogji me historinë për fëmijë "Tre arinjtë", në të cilën një vajzë e re e quajtur Goldilocks provon tre pjata të ndryshme supe dhe zbulon se preferon jo atë që është shumë e nxehtë, as atë që është shumë e ftohtë, por atë që është midis të dyjave.

Studiuesit zbuluan se ekziston një zonë "Goldilock" e kohës së lirë, që duket se është e drejtë. Kjo e mesme e artë duhet të jetë rreth 3.5 orë në ditë. Sasi shumë të ulëta (më pak se 30 minuta) apo shumë të larta (më shumë se 7 orë) - shoqërohen me rezultate më të ulëta të mirëqënies.

Studimi përfshiu mbi 35.000 njerëz që u bënë pjesë e një sondazhi dhe një tjetër sondazh me rreth 6000 pjesëmarrës. 

Si përfundim, u tregua se të kesh pak më shumë kohë të lirë ishte e lidhur me kënaqësinë më të lartë të jetës, por vetëm deri në një pikë; të kesh sasi të tepërt të kohës së lirë shoqërohej me më pak kënaqësi nga jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat