Po bëni shumë gabim nëse e përdorni vajin e kokosit në këtë mënyrë!

Life style

Po bëni shumë gabim nëse e përdorni vajin e kokosit në këtë mënyrë!

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Vaji i kokosit është një produkt që bën mrekulli me lëkurën dhe shpesh nga ata që merren me estetikë e kozmetikë dhe bukuri sugjerojnë kombinime e këshillime përdorimi në forma të ndryshme.

Megjithatë, duket se po i njëjti vaj nuk është opsion i duhur në çdo problem me lëkurën.

Sipas disa dermatologëve për “Women’s Health Magazine”, vaji i kokosit mundet që edhe të bllokojë poret dhe të ndikojë keq tek aknet e irrituara por mund të përdoret si një suplement në regjimin tuaj tradicional të akneve, pa mundur ta japë efektin si një produkt i vetëm.

Nëse doni që ta përdorni vajin e kokosit si një pastrues për fytyrën, është mirë që pas tij të përdorni një tjetër pastrues, për të hequr çdo mbetje të vajit nga lëkura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat