Disa pyetje që e çojnë flirtimin mes jush në tjetër nivel

Life style

Disa pyetje që e çojnë flirtimin mes jush në tjetër nivel

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Njohja e dikujt është proces që s'mbaron kurrë, por të gjithë e dimë që fillimet janë më të këndshmet. Nëse gjendeni në këtë fazë, tregohuni pak të zgjuar dhe çojeni lojën e flirtit në tjetër nivel vetëm përmes ca pyetjeve.

1.  Më thuaj pak, kur e dhe puthjen e parë?

2.  Cila ka qenë gjëja më e sikletshme që ke bërë për të fituar vëmendjen e dikujt?

3. Cila është pika jote e fortë në një lidhje?

4. Si do të ishte takimi yt i ëndrrave. Çfarë bën ti aty?

5. Më thuaj pak historinë më gallatë të refuzimit.

6. Po zemra për herë të parë kur t'u thye?

7. A ke ndonjë peng nga lidhjet e shkuara?

8.  Për sa kohë e more veten nga ndarja e fundit?

9.  Po prindërit e tu si kanë ndikuar tek koncepti që ke ti për dashurinë?

10. Çfarë do t'i thoje ish-it tënd po të të merrte në telefon tani?

11. Ke bërë ndonjëherë treshe? Do të doje ta bëje?

12. Ke tradhtuar ndonjëherë ose të kanë tradhtuar

13. Më thuaj një pozicion të preferuar.

14. A je penduar ndonjëherë pas seksit me dikë?

15. Cila është pjesa e preferuar e trupit për ta prekur?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat