Këto janë 5 fjalitë më manipuluese që mund të dëgjoni në punë

Life style

Këto janë 5 fjalitë më manipuluese që mund të dëgjoni në punë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:53
Ilustrim

1. "Ne të gjithë mendojmë që..."

Kjo frazë është e gjitha gabim pasi si fillim nuk mund të flasësh në emër të të tjerëve dhe së dyti s'mund të aludosh që të gjithë mendojnë në të njëjtën mënyrë me ty. Kur kjo fjali thuhet shkakton padashje një llooj presioni tek personi tjetër duke e bërë të ndihet "i përjashtuar" ose sepse thjesht po jep sugjerime të gabuara në emër të të gjithëve. 

2. "A ke një minutë kohë?"

Duket si pyetje e sjellshme, por nga mënyra e të thënit është e sigurtë që "e detyron" personin tjetër të thotë PO. Në fund të ditës ty nuk po të intereson nëse kolegu yt ka apo jo kohë, ti thjesht pret miratimin e tyre për të vijuar me kërkesën në fjalë. Më e drejtë do të ishte t'i shmangnit pausat dhe të dilnit drejt e në temë.

3. "S'po them që duhet ta bësh, por..."

Kjo është njësoj si: "Thuaji diçka dikujt duke ja thënë si të mos ja kesh thënë." Truri nuk e proceson fjalën "S'po them që.." dhe merr si të mirëqënë vetëm "duhet ta bësh", thënë në një formë më pak urdhëruese. Një tjetër fjali manipuluese, me të cilën keqkuptohesh fare thjeshtë.

4. "Mos e kalo gjithë natën duke u marrë me këtë."

Në dukje ngjan sikur thjesht po kujdeseni për mirëqënien e kolegut tuaj, por është në fakt një kërkesë e pastër për ta përfunduar punën në kohë. Eshtë si t'i thuash: "e dua me çdo kusht nesër në mëngjes".  Më e mira do të ishte të tregoheshit të qartë për afatet e dorëzimit dhe kaq. 

5. "A nuk mendon dhe ti kështu?"

Fraza të tilla nuk të ftojnë në diskutim, por padashur kërkojnë të marrin një miratim më shumë. Kur shefat e thonë këtë, duan t'ju vënë në një pozicion të parehtashëm, nëse ju s'bini dakord me idenë/mendimin e tyre. Më mirë do të ishte një pyetje e tipit: "Nga perspektiva jote, si e mendon?"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat