Nga më qesharakja tek më e çuditshmja: Çfarë kanë zbuluar njerëzit për burrin/gruan pas martese

Life style

Nga më qesharakja tek më e çuditshmja: Çfarë kanë zbuluar njerëzit për burrin/gruan pas martese

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

1.  "Zbulova që burri im dinte vetëm që gratë kanë perioda, por s'kishte asnjë ide që periodat përfshinin gjakun brenda. Mendonte vetëm që kishim kriza barku dhe kaq. Këtë e zbulova pas martese, kur u tmerrua dhe filloi të qante kur pa pantallonat e mia. Mendoi se isha duke vdekur dhe ja kisha fshehur. Prandaj, m'u desh t'ja sqaroj nga fillimi bashkëshortit tim 28 vjeç, çfarë janë periodat."

2.  "Zbulova që gruaja ime mund të kalojë në orgazmë vetëm duke menduar për të."

3. "Pas 15 vitesh martesë po shihnim TV dhe dikush atje filloi të fliste gjermanisht, por s'kishte titra. Kur papritur filloj të dëgjoj tim shoq që po përkthente fjalë për fjalë si pa të keq. U ktheva e habitur dhe e pyeta se me kë isha e martuar. As ja kisha idenë që dinte gjermanisht. Më tha se e kishte mësuar duke parë shumë filma gjerman me luftë."

4. "Që gruaja ime paska qenë e martuar 6 herë. Më tha që vetëm 2 prej tyre duhet të numëroj sepse të tjerat zgjatën më pak se 1 vit."

5. "Unë dhe gruaja ime zbuluam që paskam në vithe një nishan që duket si jashtqitje. Unë s'e dija derisa u martova dhe ajo ma vuri në dukje, paksa e habitur. Më tha se ju desh ta shihte disa herë për ta kuptuar çfarë ishte."

6. "Im shoq s'e kishte idenë që gratë duhet të fshihen pasi kanë urinuar."

7. "Që ajo s'di të mbylli kurrë asnjë derë. Nuk ka rëndësi se ku shkon apo çfarë bën: gjithmonë lë derën hapur."

8. "Gruaja ime nuk e dinte sa shumë dëshirë kisha unë të flisja me të, derisa u martuam dhe jetonim bashkë. Kemi të martuar 9 vite dhe para 6 muajsh, ajo s'ishte ndjerë mirë dhe erdhi në shtëpi para orës zyrtare të punës. Kur po rrinim bashkë, dëgjoi alarmin në telefonin tim dhe më pyeti se për çfarë e kisha vënë. I thashë se ky alarm më kujton që ke mbaruar punë dhe unë mund të të telefonoj për pak minuta. Të nesërmen jua tregoi të gjithëve në zyrë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat