Tri qëllime të mira për vitin e ri

Life style

Tri qëllime të mira për vitin e ri

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 18:06
Ilustrim

Gjatë fillimit të vitit të gjithë ne i caktojmë synime vetes për 12 muajt e ardhshëm. Po shumë shpejt, andej nga fundi i janarit fillojmë t’i harrojmë këto synime, të përfshirë nga një ndjenjë e madhe faji. T’i vëmë objektiva vetes është diçka e bukur, motivuese, një moment ku bëjmë analizën e situatës me veten dhe dëshirat që kemi, por kjo duhet të jetë një shtysë pozitive, jo diçka që nëse nuk përmbushet, bëhet burim ankthi dhe stresi.

Ndaj duhet të gjejmë kohë për të planifikuar këtë ndryshim, për ta arritur jo pa sforco, për të shënuar etapat e kaluara të mbushura me sakrifica, me suksese të vogla e të mëdha. Është e kotë të vendosim objektiva të paarritshme apo ekstreme; do të jetë kaq e vështirë të arrini rezultatin.

Më mirë caktoni objektiva të realizueshme, ndoshta të vogla, me hapa të vegjël, për të koleksionuar një sukses pas tjetrit. Ja pra, pse të duam veten dhe të ndihemi sërish në formë, të shëndetshëm dhe të lumtur, mund të jetë me të vërtetë një objektiv i arritshëm dhe konkret.

Ha: është e kotë të bëni dieta të forta, të hiqni dorë nga ushqimi dhe të rrini gjithë kohës me stomakun bosh. Mësoni të bëni paqe me ushqimin, duke ngrënë mirë. Ndryshoni stilin e jetesës edhe në tryezë!

Lëviz: mjaftojnë dy orë në javë, por bëjeni në mënyrën e duhur, me motivimin e duhur dhe me mbështetjen e një miku apo të afërmi, që mos të ndiheni asnjëherë vetëm.

Dashuro: veten para çdo gjëje tjetër. Vendosni të doni veten dhe të ndiheni mirë me fizikun dhe shpirtin tuaj, jo vetëm me një trup të ri, por edhe me një stil të ri jetese. Dhe ruajeni këtë stil për gjithë jetën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat