Ju ka pëlqyer gjithmonë? Disa këshilla si të bëni një treshe fantastike

Life style

Ju ka pëlqyer gjithmonë? Disa këshilla si të bëni një treshe fantastike

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Nuk dini nga t’ia nisni për të organizuar një treshe mes jush, partnerit tuaj dhe një të treti? Këtu janë disa këshilla.

Gjeni arsyen pse doni të bëni një treshe.

Ju dhe partneri juaj duhet të ndani të njëjtin mendim kur vjen puna te të tjerët në shtratin tuaj. Duhet ta doni të dy një treshe. Zbuloni çfarë ju shtyn drejt kësaj zgjedhjeje dhe vijoni me hapin e dytë.

Flisni për çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet.

Konsiderojeni këtë fazë si faza e negociatave. Bëni më të mirën dhe shprehini njëri-tjetrit me çfarë ndiheni rehat dhe çfarë jo. Për shembull, a lejohet seksi anal? Çfarë metode kontraceptive do të përdorni? A lejohen treshet me njerëz të tjerë ku njëri s’është prezent? Nëse ndiheni në siklet gjatë kësaj faze, gjasat janë që pas treshes do të keni edhe më shumë probleme.

Gjeni të tretin.

Ndoshta doni dikë që e njihni, por s’e keni në rrethin shoqëror. Ndoshta doni dikë që s’e njihni fare. Ndoshta doni të bëni treshe vetëm kur jeni jashtë shtetit. I dini vetë ju.

Sqaroni detajet.

Flisni mes jush nëse një treshe është mënyra për të bërë realitet fantazitë më të çmendura apo nëse një treshe është diçka që e bëni kur ju paraqitet rasti. Merrni në konsideratë përdorimin e aplikacioneve si Tinder për të gjetur një të tretë nëse jeni nga ata njerëz që i planifikoni netët pasionante. Qartësoni qëllimin tuaj në aplikacion.

Vendosni limitet, rregullat me të tretin.

Me partnerin i sqaruat këto gjëra në fazën e dytë. Është momenti t’ia thoni edhe palës së tretë. Çfarë nuk lejohet? Lejohen puthjet? Po shuplakat? A është nevoja të testoheni për sëmundje të transmetueshme? Çfarë duhet të thoni kur nuk ndiheni rehat dhe doni të ndaloni?

Ndiqni rregullat, por edhe përshtatuni.

E zëmë se gjatë aktit ndërroni mendje papritur për diçka që keni rënë dakord më parë. Çfarë bëni? Shprehni shqetësimin apo heshtni? Rekomandohet që të thoni që s’ju pëlqen çfarë po ndodh dhe të rinisni sërish me rregullat e ripërpunuara, por këtë e keni në dorë ju kur të jeni në fushën e betejës.

Diskutojeni të nesërmen.

Është momenti ideal për të disektuar xhelozinë që pasoi aktin. Gjithashtu, ju ndihmon në komunikimin e përditshëm. Nëse mund të flisni për treshen e djeshme, mund të flisni për gjithçka.

Përsëriteni.

Po ju pëlqeu herën e parë, gjithmonë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat