Kur e sheh frika është e pashmangshme, e dini ç'përfaqëson gjarpëri në ëndërr?

Life style

Kur e sheh frika është e pashmangshme, e dini ç'përfaqëson gjarpëri në ëndërr?

Më: 3 janar 2022 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Kur shihni një gjarpër në ëndërr dhe ndjeni frikë, kjo tregon se po përballeni me gjëra për të cilat nuk dini ç’të bëni. Ndërsa kur ju shfaqen shumë gjarpërinj, kjo tregon se ndiheni të pasigurtë me ambientin shoqëror që ju rrethon.

Nga ana tjetër, nëse keni ndjerë kënaqësi nga kjo ëndërr, kjo mund të shpjegohet si shenjë e mirë, që tregon se jeni kurajozë dhe nuk hezitoni të përballeni me frikërat e sfidat e jetës.

Kur në ëndërr ju shfaqet një gjarpër i madh, kjo tregon se nuk ndiheni aspak rehat, jeni të kufizuar, të lidhur me emocione negative, stres, detyrime dhe përgjegjësi, me të cilat nuk mund të merreni për momentin. Ndoshta keni përsipër shumë gjëra, si për shembull, shumë pritshmëri, shqetësime, detyra, etj. 

Gjarpërinjtë e vegjël në ëndërr tregojnë vështirësi të vogla që ju shkaktojnë probleme në jetën reale. Ndoshta mund të jetë diçka në sjelljen apo zakonet tuaja, ose që mund të vijë nga jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat