8 gabime që padashje shkatërrojnë look-un tuaj

Life style

8 gabime që padashje shkatërrojnë look-un tuaj

Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Nuk ka rëndësi sa të përfshirë ose jo jeni në botën e modës. Pamja e jashtme do të ketë gjithmonë rëndësi, pasi ndikon tek mënyra sesi ndihemi dhe e shohim veten. Prandaj, duhet gjithmonë t'i kushtojmë rëndësi detajeve në dukje të vogla, që padashja na bëjnë të mos ndihemi vetja. Shkurt, shmangni gjithë gabimet në vijim:

1. Kushtojini vëmendje gjatësisë së pantallonave. 

Për momentin, xhinset trend janë të gjatat dhe të gjërat, por nëse s'ju përshtatet ky stil dhe i qëndroni besnike xhinseve klasike të ngushtë, duhet të tregoni kujdes me gjatësinë. As sipër pjesës së kyçit dhe as të gjata sa të kalojnë këpucët/atletet tuaja dhe të bëhen pis.

2. Mos harroni të hapni kremin pudër edhe në pjesën e qafës.

Diferenca në ngjyrë nga fytyra tek qafa s'është fare e këndshme për syrin, prandaj kushtojini vëmendje këtij detaji. E dimë që shpesh s'është e thjeshtë të përshtasësh ngjyrën, por bëni shpërndarje të njëtrajtshme. 

3. Mos vishni më gjëra me printe gjigande!

Do t'ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë dhe në trup. Përveç kësaj, nuk do të kuptohet fare çfarë keni vishur, prandaj merreni me qetësi. Qëndrojini besnik një printi klasik dhe gjërave neutrale. 

4. Mos u vishni në një mënyrë që nuk ju përfaqëson

Mënyra sesi vishemi tregon shumë më tepër sesa zgjedhja dhe kombinimi i disa rrobave. Ajo reflekton çfarë ndjejmë ne për veten dhe si zgjedhim ta shprehim personalitetin tonë. Prandaj mos rrezikoni duke veshur diçka që nuk ju përfaqëson vetëm sepse për disa të tjerë duket "cool". Nuk do të ndiheni rehat dhe rrjedhimisht, as bukur.

5. Duajini format dhe defektet tuaja

Mos u përpiqni t'i fshihni, pasi i bëni edhe më të dukshme. Forma juaj e trupit në një mënyrë a një tjetër përcakton cili stil ju shkon më shumë dhe sigurisht që duhet t'i përshtateni atyre për t'u dukur më chic!

6. Vishuni sipas moshës që keni

Përditësojeni veshjen bashkë me moshën, statusin, pjekurinë dhe gjithçka që vjen me vitet.

7. Eksperimento me ngjyrat, por qëndro tek ato që të shkojnë më shumë.

Provo dhe guxo, por në fund qëndro tek ato të cilat i ndjen që të përkasin!

8. Mos vish kurrë reçipeta në masën e gabuar.

Sigurohuni të zgjidhni masën e duhur para se ta blini. Nëse janë më të vogla në masë, do t'i ndjeni të ngushta duke krijuar përshtypje të gabuara në siluetën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat