+10 zakone të thjeshta që mund t'ju ndryshojnë jetën për mirë brenda muajit

Life style

+10 zakone të thjeshta që mund t'ju ndryshojnë jetën për mirë brenda muajit

Më: 9 janar 2022 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Në listën më poshtë do të lexoni gjëra që me siguri ju i dini, por si zbatoni në përditshmërinë tuaj. Janë gjëra në dukje të thjeshta, por që ndikojnë ndjeshëm tek rutina dhe humori ynë. Praktikojini për një muaj dhe shihni rezultatet!

1. 

Kini parasysh rregullin e dy minutëshit! Nëse të vjen diçka ndërmend dhe mund të bëhet brenda dy minutash bëjeni menjëherë. Do ta ndjeni veten shumë herë më produktive. 

2.

Shijoni një shëtitje në perëndim. Nuk ka rëndësi sa jeni lodhur gjatë ditës, gjithmonë keni nevojë për ajër të pastër prandaj dilni. 

3. 

Mësoni të flini në një orë të caktuar çdo ditë. 

4. 

Pastaj, zgjohuni herët në mëngjes për të parë çfarë punësh mund të mbaroni pa nisur nga detyrat e tjera.

5.

Sillu mirë me njerëzit që s'i njeh. Do të surprizoheshit nëse do ta dinit sa shumë mund të ndihmojë dikë buzëqeshja juaj. Asnjëherë s'e dimë çfarë po kalon dikush.

6.

Lani enët fiks pas momentit që i bëni pis. Do t'ju rregullohet humori.

7.

Mos bëni asnjë lloj aktiviteti tjetër pa rregulluar shtratin tuaj.

8. 

Bëni një llogari të shpejtë kalorish. Jo domosdoshmërisht duhet të ndryshosh zakonet e të ngrënit, por mirë është të kesh një ide të sasive që konsumon gjatë ditës. 

9. 

Mos përdorni ashensorin, ngjituni me shkallë. Kthejeni në zakon të përditshëm.

10.

Bëni pak pushim nga rrjetet sociale. Quajeni detoks.

11. 

Përqafohu sa më shpesh me njerëzit e zemrës. Eshtë e shëndetshme për të dyja palët. 

12.

Ushtrohu për të paktën 10-15 minuta çdo ditë.

13.

Mos harroni të pini ujë!

14. 

Shmangi dramat e panevojshme. Sa më shumë të mundësh shih punën tënde! 

15.

Kurse para. Eshtë një stres më pak kur di që ke diçka rezervë për një situatë emergjente.

16.

Kujtoji vetes çdo ditë sa mirënjohës je për gjërat që i gëzon jetës. Bëje çdo mbrëmje, nëse do të gjesh copëza lumturie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat