Studimi i fundit: Një e treta e grave lexojnë mesazhet e partnerëve të tyre

Life style

Studimi i fundit: Një e treta e grave lexojnë mesazhet e partnerëve të tyre

Më: 11 janar 2022 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Sipas këtij studimi të fundit, gratë duket se janë më xheloze në një lidhje.

Gratë besojnë se vetëm mbikëqyrja e vazhdueshme e partnerit është mënyra e duhur për të pasur siguri në marrëdhënien e tyre.

Një masë e madhe 37 për qind e grave pranuan se lexojnë gjithmonë të gjitha mesazhet e partnerit të tyre, ndërsa burrat janë pak më pak të etur për spiunazhin, kështu që 29 për qind lexojnë mesazhet e të dashurës së tyre.

Gratë në këtë studim rezultuan shumë më të dyshimta, duke besuar se vetëm mbikëqyrja e vazhdueshme është një recetë për sigurinë në marrëdhënien e tyre dhe shumica prej tyre nuk ndalen në mesazhe, por kontrollojnë të gjitha kontaktet në celularët e partnerëve për të gjetur numra të mundshëm të dyshimtë.

Sigurisht që kontrollohet edhe profili në Facebook, si dhe llogaritë në rrjetet e tjera sociale.

Është interesante se kjo sjellje është shumë më e zakonshme tek të rinjtë, pasi 36 për qind e njerëzve ndërmjet moshës 18 dhe 35 vjeç e shohin të pranueshme një sjellje të tillë dhe vetëm 26 për qind mbi moshën 55 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat