Çfarë të kuptoni nga mesazhet që ai ju dërgon në DM

Life style

Çfarë të kuptoni nga mesazhet që ai ju dërgon në DM

Më: 11 janar 2022 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Kur ai të kthen përgjigje kur ti akoma s'ke mbaruar mesazhin tënd

Nëse ai të kthen përgjigje kur ti ende s'ke përfunduar fjalinë, ka disa skenare: (a) je duke folur me shpirtin binjak që të njeh më mirë se askush tjetër (b) ai është fiksuar keq pas teje dhe është 100% i fokusuar tek biseda. Komunikimi është efiçent!

Nëse ai të kthen disa sekonda pas mesazhit tënd

Çfarë mund të tregojë përveçse interes? Po përpiqet të jetë i hapur dhe i ndershëm me ty pasi përgjigjet rrufe tregojnë që shkruan çfarë ndjen vërtet çfarë ndjen në atë moment. S'ka lojëra, të paktën deri në këtë pikë të komunikimit.

Përgjigjet e tij janë të menjëhershme. Le të themi pas disa minutash

Eshtë i dhënë pas teje dhe ti je prioritet për momentin! Problemi është nëse edhe ti je në të njëjtën linjë me të apo të duket paksa i frikshëm ky interes? Nëse ndjen të njëjtin interes, ai do të lërë çdo punë dhe përgjegjësi tjetër për t'u marrë me ty dhe mesazhet e tua. Me shumë gjasa do martoheni pas 5 vitesh.

Nëse të kthen pas 1 ore

Jo të gjithë kemi luksin të qëndrojmë gjatë gjithë kohës duke kontrolluar telefonin, prandaj merrini parsysh të gjitha para se të dilni në konkluzione. Puna ndryshon kur ai poston ndërkohë që s'ju ka kthyer përgjigje ende. 

Përgjigjet e tij vijnë gjithmonë pas një ore të caktuar

Nëse ai gjithmonë ju kthen pas 40 minutash dhe ju e keni vënë re këtë dukuri të çuditshme, me të drejtë do të pyesni: pse?! Mund të jetë thjesht rastësi, ose në një tjetër skenar: Ai ka OCD dhe do ta respektojë fiksimin e tij për t'ju kthyer fiks pas 40 minutash edhe nëse po vdes të flasë me ju.

Nëse përgjigjet ditën tjetër

Eshtë paksa e çuditshme, por jo alarmuse. Ndonjëherë djemtë janë aq të zënë sa harrojnë edhe të kthejnë mesazhe, ose thjesht nuk kanë qetësinë e duhur për t'u marrë me ju. Ndodh!

Kur ai të shkruan kur ju i kishit fshirë dhe numrin

Me siguri është tapë, ose ka ndihet shumë i vetmuar. I je kujtuar dhe ka menduar për numrin apo inboxin tënd. Sigurisht që ti do t'ja lësh seen apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat