Këto raca qensh do t’ju ofrojnë mbështetje emocionale kur jeni duke kaluar kohën më të vështirë

Life style

Këto raca qensh do t’ju ofrojnë mbështetje emocionale kur jeni duke kaluar kohën më të vështirë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Edhe pse të gjithë qentë ofrojnë dashuri dhe shoqëri të pafundme, disa raca janë më empatike se të tjerat

“Disa raca qensh janë veçanërisht të njohura për ofrimin e mbështetjes emocionale për shkak të natyrës së tyre miqësore, të buta, besnike dhe të dashura”, thonë nga shoqata e kinologëve britanik, Kennel Club.

Sigurisht, është e rëndësishme të theksohet se sjellja dhe qëndrimi i çdo qeni varet nga trajnimi, socializimi dhe karakteri individual i tij.

Labradori

Labradorët janë shoqërues të adaptueshëm dhe besnikë. Ata janë një racë e gjithanshme dhe për këtë arsye, përveç natyrës së tyre miqësore, janë qen të shkëlqyer për mbështetje emocionale për të rriturit ose fëmijët, dhe janë gjithashtu të përshtatshëm si qen udhërrëfyes dhe qen terapie.

Retrieveri i artë

Këta qen inteligjentë, të sigurt dhe tepër miqësorë u ofrojnë mbështetje të madhe pronarëve të tyre dhe janë të preferuarit e vërtetë të familjes. Natyra e tyre e dashur dhe flokët e butë i bëjnë ata miq terapeutikë me katër këmbë. Ngjashëm me labradorët, ata kanë qenë prej kohësh qen fantastikë terapie.

Qeni maltez

Si një racë më e vogël, maltezi mund të jetë një mbështetje e mirë emocionale dhe qen shoqërues, veçanërisht për ata që janë më pak të lëvizshëm, për shkak të madhësisë së tij kompakte, natyrës së ëmbël dhe karakteristikave të buta. Ata lidhen lehtë dhe pëlqejnë të tërheqin vëmendjen e pronarëve të tyre. Ledhatimi i qimeve të tyre të bardha dhe të buta mund të jetë me efekt terapeutik. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat