Nëse jeni në dilemë për dashurinë e partnerit, kushtojuni vëmendje këtyre detajeve

Life style

Nëse jeni në dilemë për dashurinë e partnerit, kushtojuni vëmendje këtyre detajeve

Më: 31 mars 2022 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Dashuria e vërtetë jo vetëm mund të ndihet, por është e dukshme edhe me sy të lirë. Por nëse jeni një nga ata njerëz që kërkojnë prova në çdo situatë dhe preferojnë fakte, kushtojini vëmendje shenjave të mëposhtme.

1. Ata ndajnë ushqimin e tyre

Ka shumë njerëz që e urrejnë kur dikush mer një kafshatë nga ushqimi i tyre, veçanërisht pa pyetur më parë. Shumë burra mund të ndjehen edhe çuditshëm kur ushqehen me një lugë apo pirun. Kjo është arsyeja pse të shohësh partnerin tënd të ndajë ushqimin me ty është një shenjë e mirë e dashurisë.

2. Ju dërgojnë mesazhe me zë

Kjo është një alternativë e mirë pë rata që nuk mund të jenë bashkë aq sa duan, por përsëri ndjejnë nevojën për të qëndruar ‘të lidhur’. Mesazhet zanore janë prekës dhe më të përshtatshe për komunikimin në distancë. Kur partneri t’ju dërgojë një mesazh zanor, kujtoni se kanë gjetur kohën dhe janë përpjekur për ta regjistruar atë, ndonjëherë duke kërkuar edhe për një vend të qetë, vetëm sepse ju duan.

3. E lënë telefonin pa fjalëkalim

Kjo mund ta bëjë partnerin të pyesë veten pse po mbroheni kaq shumë. Kjo zakonisht nënkupton se personi ka diçka për të fshehur dhe kjo nuk është gjë e mirë për një marrëdhënie. Nuk po themi se ju duhet të dini të gjitha fjalëkalimet e partnerit, sepse dhe ata kanë të drejtën e privatësisë dhe kjo nuk është e nevojshme nëse ju merrni vetëm sinqeritet nga ata.

4. Janë të gatshëm të provojnë gjëra të reja

Një partner, i cili kujdeset thellësisht për ju dhe dëshiron të mësojë më shumë për personalitetin tuaj, patjetër do të përpiqet të marrë pjesë në aktivitetet që keni. Duke u përfshirë në të njëjtat aktivitete, lidhja juaj forcohet dhe kaloni më shumë kohë së bashku.

5. Ju lënë shënime apo dhurata surprizë përreth

Kartat e vogla "I Love You" të fshehura në xhepin e palltos suaj, mesazhe qesharake të shkruara në një pasqyrë banjoje me pastë dhëmbësh, pjesa e fundit e çokollatës suaj të preferuar e ruajtur për TY, shembujt janë të pafund. Por kuptimi kryesor që japin gjëra të tilla është - "Unë të dashuroj, dhe dua që ta dish këtë çdo ditë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat