Nuk është mirë që të jesh shumë optimist!

Life style

Nuk është mirë që të jesh shumë optimist!

Më: 5 prill 2022 Në ora: 18:38
Ilustrim

Studiuesit thonë se të menduarit pozitivisht është një udhërrëfyes për njerëzit e biznesit. Sigurisht, nëse një person ka një problem të caktuar mendor, fakti është se vetëm mendimi pozitiv nuk do ta ndihmojë por duhet të punojë thellë mbi problemin e tij.

Njerëzit mendojnë se të menduarit negativisht mund t’ju dëmtojë por studiuesit kanë një mendim tjetër. Gabriela Ettingen, profesoreshë e psikologjisë, thotë se ka arritur në përfundimin se njerëzit shpesh ëndërrojnë për sukses por më pas nuk e vënë në veprim imagjinatën e tyre.

Ajo mati presionin e gjakut të pjesëmarrësve në studim si një tregues i aktivitetit të një personi. Ajo vuri re se presioni i gjakut bie kur njerëzit ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë, si për shembull një punë të re ose financa të përmirësuara.

Ettingen zbuloi se studentët që ëndërronin për një punë të mirë në fakt fitonin më pak dhe kishin më pak oferta të hapura për punë sesa njerëzit që dyshonin në vetvete dhe shqetësoheshin se si do të punonin. Ajo thotë se një sjellje të tillë e ka vëzhguar për dy vite.

“Ata fantazojnë për këtë dhe kanë një ndjenjë të mirë sikur po bëjnë diçka dhe thjesht heqin dorë nga gjithçka" – thotë ajo. Gjithashtu, optimizmi i tepërt ndonjëherë mund të çojë në zhgënjim në sfera të ndryshme të jetës dhe marrëdhëniet me njerëzit, ndaj është mirë të tregoheni realistë dhe t’i shihni gjërat ashtu siç janë.

Sigurisht, nuk duhet të jesh as negativ, por moderimi është çelësi, si në gjithçka, ashtu edhe në të menduarit dhe planet për të ardhmen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat