Po fillon sezoni i luleve të bukura petunia: Çfarë duhet të bëni që ato të lulëzojnë sa më shumë!

Life style

Po fillon sezoni i luleve të bukura petunia: Çfarë duhet të bëni që ato të lulëzojnë sa më shumë!

Më: 24 prill 2022 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Lule shumë të bukura dhe të lehta për ta zbukuruar ballkonin apo kopshtin tuaj!

Petunia mund të rritet nga farat, por me fidanë është një proces shumë më i lehtë dhe më efikas.

Ato janë me një larmi ngjyrash dhe mund ta bëjnë oborrin tuaj të mrekullueshëm në një kohë të shkurtër. Dhe, para së gjithash, kjo lule me bukurinë që ka ju shpërblen për kujdesin që ia kushtoni!

Lulëzon gjatë pranverës dhe verës, madje edhe në vjeshtë, gjë që sigurohet nga pastrimi i rregullt i luleve të thata.

Kjo lule e do diellin, por do të funksionojnë gjithashtu nëse e vendosni në një vend gjysmëhije, mundësisht në anën lindore ose perëndimore.

Ato mund të jenë të drejta dhe të varura, dhe mund të gjenden nga një ngjyrë në shumëngjyrëshe. Sa i përket formës, ato mund të gjenden në formë hinke, por edhe krejtësisht të hapura. Hiqjani rregullisht lulet e tepërta në mënyrë që petunia të mund të përtërihet dhe të lulëzojë, por edhe të duket bukur.

Gjatë vapës së verës, ato duhet të ujiten deri në 2 herë në ditë, mundësisht më herët në mëngjes, me shi ose ujë të ndenjur.

Ju mund të përdorni plehra kalciumi ose fosfori për rritjen e tyre. Ato janë të ndjeshme ndaj morrave të bimëve, prandaj rekomandohet që të krijoni mbrojtje me kohë dhe t’i lini të lulëzojë sa më gjatë.

Petunia është një lule që përshtatet shumë mirë në vazo dhe ka një lulëzim shpërthyes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat