Dushi në formë të gabuar, shkakton rënie të flokëve

Life style

Dushi në formë të gabuar, shkakton rënie të flokëve

Më: 28 prill 2022 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Mënyra se si ju laheni, mund të ndikojë në rënien e flokëve.

Këtë e tha Sam Cinkir, CEO i “Este Medical Group” i cili u shpreh se janë njerëzit që bëjnë dush të nxehtë ata që rrezikojnë më shumë të dëmtojnë flokët e tyre.

Ai shpjegoi se kjo është për shkak të efektit që ka uji i nxehtë në rrjedhën e gjakut dhe shëndetin e përgjithshëm të fijeve të flokëve, shkruan The Sun.

“Dushi mund të na ndihmojë të relaksohemi, por ai me ujë shumë të nxehtë mund të shkaktojë shumë dëmtime në lëkurën dhe flokët tuaj. Uji i nxehtë ngadalëson rrjedhjen e gjakut dhe skalpi juaj ka nevojë për qarkullim të mirë për të inkurajuar rritjen e shëndetshme të flokëve”, u shpreh ai.

Por, nuk është vetëm rënia e flokëve që mund të shkaktojë dushi i nxehtë, ai mund të shkaktojë edhe zbokthin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat