Disa njerëz kanë më shumë vapë sesa të tjerët

Life style

Disa njerëz kanë më shumë vapë sesa të tjerët

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të dëgjoni njerëz që ankohen vazhdimisht se kanë shumë vapë ndërkohë që juve nuk ju duket dhe aq? Pse ndodh kjo?

Stresi

Stresi dhe ankthi mund të jenë në rrënjë të shumë sëmundjeve, si fizike ashtu edhe mendore. Hipotalamusi është pjesa e trurit që ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit. Kur trupi i nënshtrohet stresit, hipotalamusi e rivendos trupin në një temperaturë më të lartë.

Kur trupi është nën stres, gjenerohet një përgjigje, e cila mund të shkaktojë grumbullimin e gjakut në kokë, duke ju bërë të ndiheni të ngrohtë. Në të njëjtën kohë, për shkak të mungesës së gjakut në ekstremitete, duart dhe këmbët mund të ndjehen të ftohta.

Ushqimi dhe pijet

Pijet dhe ushqimet pikante, kafeina dhe madje dhe alkooli mund të rrisin temperaturën e trupit tuaj. Ata rrisin rrahjet e zemrës duke ju bërë të ndiheni të nxehtë. Kapsaicina, që gjendet në ushqimet pikante, rrit temperaturën e trupit duke ju bërë të djersiteni.

Kushtet të caktuara mjekësore

Hipertiroidizmi është një gjendje mjekësore ku gjëndra tiroide fillon të prodhojë më shumë hormone tiroide sesa kërkohet nga trupi. Një simptomë klasike e hipertiroidizmit është intoleranca ndaj nxehtësisë. Në përgjithësi, hipotalamusi dërgon sinjale në gjëndrën tiroide e cila prodhon hormone thelbësore për rregullimin e temperaturës së trupit.

Por kur gjëndra tiroide bëhet tepër aktive, hipotalamusi nuk është në gjendje të dërgojë sinjale në gjëndër. Kjo bën që gjëndra tiroide të lëshojë nivele më të larta të hormonit, i cili përshpejton metabolizmin e trupit. Ky përshpejtim i sistemit të trupit e bën trupin të ndihet i mbinxehur dhe i djersitur gjatë gjithë kohës, edhe kur është ulur në punë ose në pushim.

Menopauza

Menopauza është një fazë e jetës së grave që zakonisht vërehet rreth moshës 45 deri në 55 vjeç, ku ato ndalojnë menstruacionet. Kur një grua arrin menopauzën, vezoret e saj ndalojnë lëshimin e vezëve, gjë që e bën atë të paaftë për të mbetur shtatzënë. Gjatë menopauzës, një grua mund të përjetojë afsh, ulje të sekrecioneve vaginale (duke shkaktuar tharje), ulje të masës kockore, ndryshime të humorit, pagjumësi dhe ankth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat