Shmangni këto gabime me lapsin e zi të syve për të mos u dukur keq

Life style

Shmangni këto gabime me lapsin e zi të syve për të mos u dukur keq

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Përpara se dikush t’i nënshtrohet një operacioni plastik, artistët e grimit e këshillojnë të zbulojnë si fillim fuqinë e makeup-it e më pas të vendosin nëse dëshironi vërtetë të ndryshojnë pamjen e tyre. Buzë të holla? Pas një konturimi nuk do të duken më të tilla. Vetulla si fije peri, provoni t’imbushni me laps ! Ku janë mollëzat!

Ato do të theksohen pas hijëzimit ! Por të ishte kaq e lehtë, nuk do të shihnim në rrugë vajza të lyera keq ! Gabimet më të shpeshtat, këto të fundit i bëjnë me lapsin e zi apo penelin dhe Living më poshtë do të listojë disa këshilla se si ta shmangni këtë gjë në mënyrë që të realizoni një makeuo perfekt.

Zgjidhni gjithnjë një laps apo penel kremoz apo penel likuid, pasi është më i lehtë për t’u përhapur.
Qëndroni ulur apo në këmbë përpara një pasqyre. Të dyja duart duhet të jenë në veprim dhe nuk mund të lyheni nëse me një dorë mbani pasqyrën e me tjetrën lapsin.

Nëse e keni të vështirë të bëni një vijë perfekte, mund të bëni disa pika përgjatë kapakut të syrit e më pas t’i bashkoni. E lehtë si në klasë të parë.

Asnjëherë mos lyeni pjesën e poshtme të syrit me ngjyrë të zezë. Në këtë zonë aplikoni ngjyrë të bardhë për t’i dhënë shikimit tuaj më shumë shkëlqim.

Jepini prekjen finale grimit të syve, duke aplikuar një rimel nga rrënjët e qerpikëve deri tek majat. Përsëriteni këtë veprim disa herë derisa qerpikët të jenë zgjatur disa milimetra.

Përdorni lapsin e zi tek këndi i syrit: Në përgjithësi lapsi i zi syrit shërben për të vijëzuar pjesën e poshtme të tij, por nëse doni të vazhdoni trajektoren e tij.. të paktën mos e përdorni tek kanali i lotit. Duket shëmtuar dhe të krijon idenë se dikush ju ka nxirë sytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat