“E dije se kur qan për personat që kanë ndërruar jetë, qan realisht për veten dhe jo për ta?”

Life style

“E dije se kur qan për personat që kanë ndërruar jetë, qan realisht për veten dhe jo për ta?”

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

“E dije se kur qan për personat që kanë ndërruar jetë, qan realisht për veten dhe jo për ta? Qan sepse “i ke humbur”, sepse nuk i ke më pranë. Mendon se gjithçka përfundon me vdekjen e tyre dhe nuk e pranonkurrsesi faktin se ata nuk jetojnë më. Ndaj, nëse të afërmit e tu nuk janë më në jetë, nëse ata kanë shkuar në një vend mëtë mirë, pse e vuan mungesën e tyre? Sepse ti vuan për vete, do të doje t’i kishe pranë për mbështetje tëvazhduar. 

Vetëm kur ta pranosh se “Ata nuk janë më në jetë”, por janë në një vend më të mirë se ky ku po jetojnë, në njëvend ku nuk ka të sëmurë, vetëm atëherë ke për të ndaluar së qari. Vetëm atëherë do të arrish t’i mbash nëkujtime për gjithë momentet e bukura që ke kaluar me ta. Nuk duhet kurrsesi të vdesësh me ata që kanë vdekur. Nëse i ke dashur vërtet, vazhdo t’i duash me një forcë më të madhe, me më shumëndjenjë. Vetëm dashuria do tëjetë esenca mes jush. 

Të gjithë ne e respektojmë dhimbjen tënde dhe mënyrën se si e shpreh atë. E dimë se qan, sepse realisht je duke vuajtur. Ama të këshillojmë të mos vdesësh me atë që ka vdekur. Mendo se ne po shohim vetëm njërën anë tëmonedhës. Nuk jemi duke parë anën tjetër, atë me më shumë dritë ku gjenden ata që kanëndërruar jetë. Si thua sikur të nisësh ta shohësh vdekjen si një lindje të dytë? Një lindje e dytë që do ta kalojmë të gjithë.

Mos vdis me ata që kanë vdekur, bëju atyre nderin duke e jetuar jetën tënde, siç ata do të kishin dashur”. – Sandra Mutto

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat