10 gjëra që duhet të dish mbi raportet miqësore

Life style

10 gjëra që duhet të dish mbi raportet miqësore

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Miqtë janë gjithmonë të çmuar, jo vetëm për të shpenzuar kohë, por për t’u shprehur, qarë, qeshur, ndarë momente të lumtura dhe të hidhura. Por, janë disa gjëra që duhet t’i dish në raportin tënd me miqtë:

1. Nuk je i/e detyruar të tolerosh anulimin e planeve, pa një arsye

Të gjithë e njohim dikë që është shumë i/e lumtur për të dalë dhe për të pirë një gotë, por sapo afron momenti, zhduket, nuk hap telefonin, ose anulon planin pa asnjë shpjegim. Mund ta mirëkuptosh herët e para, por kur përsëritet, nuk ke pse e toleron.

2. Ka një limit për bërjen e thashethemeve

Patjetër që thashethemet janë pjesë e miqësisë, por dije që nëse miku/ja jote nuk njeh limit, viktima e radhës do të jesh ti. Nëse ti apo ai/ajo bëni thashetheme apo komente për njëri-tjetrin/njëra-tjetrën, na vjen keq, por nuk është rasti i një miqësie të shëndetshme.

3. Mos u ndie keq nëse ke një grup të vogël miqsh

Mos e lër veten të gënjehesh nga ai grupi cool në Instagram. 1 apo 2 miq/kesha të mirë/a janë ata/o që të duhen në jetë.

4. Do të pendohesh nëse braktis miqtë për të dashurin/ën

Nëse shpenzon gjithë kohën me të dashurin/ën, na beso, në fund do të ndahesh sepse nuk po respektoni kufijtë e njëri-tjetrit. Dhe nëse gjatë kësaj kohe ke sakrifikuar kohën me miqtë e tu, kur të përballesh me një thyerje zemre, do të kërkosh mbështetjen e tyre, por me shumë gjasa nuk do i gjesh.

5. Miqtë që konkurrojnë me ty për gjithçka janë “flamur i kuq”

Nëse janë xhelozë, apo duan të tregojnë se janë më të mirë se ti, mos u shmang prej tyre, largohu me vrap!

6. Nëse 2 miq grinden, nuk ke pse mban anë

Diskutimi është i tyre dhe mbetet i tyre. Ti mund të rrish me të dyja palët, njësoj si në fillim.

7. Mendohu mirë para se të jetosh me shokun/qen tënd/e

Ndryshe është të jeni miq jashtë e ndryshe në shtëpi. Bëj një listë të gjatë me PRO dhe KUNDËR, analizo sjellje, huqe, zakone dhe problematika. Në fund, shtro pyetjen: “A do të doja të jetoja me këtë njeri?”.

8. Mos ji ai/ajo që lë shokun/qen sepse takon dikë të ri

Nuk ka rëndësi sa tërheqës/e është djali/vajza që sapo takove, shoku/qja jote është atje. Nuk mund thjesht ta braktisësh e të dalësh diku me të saponjohurin/ën.

9. Për tema që të lëndojnë, vendos kufij

Nuk ka rëndësi nëse konsiderohet si diçka e vogël apo e madhe, nëse të lëndon apo prek, duhet të vendosësh kufij!

10. Mos gjyko dhe mos ki frikë nga gjykimi

Fol hapur me miqtë e tu dhe lejo që ata të bëjnë të njëjtën gjë. Fundja, jeni pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe në të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat