7 mënyra sesi familja mund të ndërhyjë dhe prishë lidhjen tuaj të re

Life style

7 mënyra sesi familja mund të ndërhyjë dhe prishë lidhjen tuaj të re

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Njerëzit ndërkohë që kërkojnë për marrëdhënie të suksesshme harrojnë sa shumë ndikim kanë familjet përkatesë kur janë ende në fillimin e raportit romantik. 

Jo më kot keni dëgjuar të thuhet se martesa, më shumë sesa bashkimi i dy njerëzve është bashkim i dy familjeve. Eshtë e vështirë të gjesh një çift familjet e të cilëve ndajnë të njëjtën kulturë, sistem besimesh dhe vlerash, status ekonomik dhe shoqëror, etj. Në jo pak raste, ka qenë ndikimi i familjeve që i ka dhënë fund njohjes së re për një nga arsyet në vijim.

1. Besimi fetar

Besimi fetar luan një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën sesi njerëzit zgjedhin ta jetojnë jetën e tyre. Madje, familjet besimtare kanë një "listë" me morale dhe sjellje të caktuara dhe i gjykojnë të tjerët në bazë të tyre, përfshi këtu dhe partnerët e fëmijëve. Për ta është problem nëse fëmijët e tyre zgjedhin të lidhin jetën me dikë që i përket një tjetër besimi që nuk përkon me filozofinë e tyre për jetën. Rrjedhimisht kjo sjell problematika dhe përçarje në çift. 

2. Statusi social-ekonomik

Nëse ka një disnivel të theksuar në statusin ekonomik dhe atë social, familja e njërit prej partnerëve do ta shohë ndryshe partnerin tjetër. Kjo sepse prindërit e pasur dhe me një status shoqëror presin që fëmija i tyre të bashkojë jetën me dikë që ka të njëjtin nivel me ta. Në kultura të ndryshme, ky ndryshim është më i vështirë për burrat sesa për gratë që martohen me dikë që vjen nga një familje e pasur.

3. Rregullat dhe zakonet e detyrueshme

Ka shumë familje që i respektojnë akoma rregulla dhe zakone që për të tjerë duken të dala jashtë mode. Thënë këtë, nëse partneri për një arsye ose një tjetër zgjedh të mos i respektojë këto tradita, familja do ta shohë me sy tjetër dhe debatet në një rast apo tjetrin janë të pashmangshme.

4. Pritshmëritë kulturore

Duken gjëra të parëndësishme, por e dini sa ndikon devotshmëria, të qënit prezent, suporti, koha dhe energjia e familjes tek partneri që fëmijët zgjedhin? A do të jetojnë prindërit e tij bashkë me ju pas martesës? A do të kthehet një zënkë e juaj në problem familjar që duhet zgjidhur me prezencën e të gjithëve? Të tilla diskutime duhen parë me vëmendje sepse në të ardhmen kthehen në probleme madhore që krisin jetën në çift.

5. Zënkat mes vjehrrit/ës- dhëndrit/nuses

Për arsye nga më të ndryshmet, e zëmë se një prej pjesëtarëve të familjes suaj nuk e pëlqen tjetrin: përshembull, nëna ose babai i një prej partnerëve ndjen se fëmija i tij/saj nuk po trajtohet siç duhet nga partneri tjetër. Një konflikt i bërë në prezencën e tyre shkakton pakënaqësi dhe inate tek prindërit që zgjat shumë më tepër sesa inati dhe pakënaqësia mes vetë çiftit. 

6. Nipërit/mbesat

Shumë nga çiftet e reja nuk e mendojnë jetën me fëmijë derisa ata vijnë. Ata padashur bëhen problem nëse gjyshërit jetojnë larg apo nisin të garojnë mes tyre përmes dhuratave apo pushimeve. Njëra nga familjet do t'i rrisë nipërit/mbesat sipas kulturës dhe traditave të veta, e ndërsa tjetër në mënyrë tjetër. Të tilla ndikime konfuzojnë të vegjëlit dhe shkaktojnë keqkuptime dhe debate tek të rriturit. 

7. Komunikimi i keq

Gjeneratat më të vjetra mund të ndodhë që t'i interpretojnë ndryshe përgjigjet apo gjestet tuaja. Prindërit e partnerit mund të mos jenë fare dakord me mënyrën sesi ti i rrit fëmijët, si menaxhon paratë apo si i drejtohesh atyre kur flet. 

Çfarë do ta përmirësonte komunikimin është gjithmonë toleranca, takti dhe empatia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat