Si të manifestosh dashurinë në 4 hapa të thjeshtë?

Life style

Si të manifestosh dashurinë në 4 hapa të thjeshtë?

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Manifestimi mund të konsiderohet si një bashkëpunim i mendjes tënde me universin, në mënyrë që ky i fundit të përmbushë dëshirat e tua. Përmes fuqisë së mendjes dhe veprimeve të tua, ti mund të lidhesh me realitetin tënd në dimensione të tjera dhe të zgjedhësh versionin ku ti e ke realizuar atë që do. Një prej dëshirave më të zakonshme është dashuria e përsosur. Ka mënyra të ndryshme si të manifestosh dashurinë në jetën tënde dhe ne sjellim një prej tyre.

Ndiq këto 4 hapa dhe mirëprit dashurinë:

1. Shkruaj një letër me qëllimet e tua
Çfarë kërkon ti nga partneri/ ja ideal/ e? Shkruaj emrin e plotë të personit, karakteristikat dhe cilësitë që ka, qofshin ato fizike, financiare, shpirtërore, mendore, etj. Diçka që duhet ta kesh parasysh: ji sa më vizionar/ e dhe syno më të mirën për veten. Mos njih asnjë limit dhe kërko gjithçka që do.

2. Vizualizoje
Pasi ke shkruar letrën, imagjinoje veten në lidhjen më perfekte të mundshme me personin që do/ ke qejf. Vizualizo emrin e tij/ saj që të dërgon një mesazh, jeni së bashku në një date romantik, bëni një udhëtim dhe çdo situatë tjetër që të dhuron kënaqësi.

3. Dërgoja mesazhin universit
Lexoje letrën me zë dhe përjeto të gjitha emocionet e dashurisë, duke nisur që nga bisedat e thella, përkëdheljet, puthjet dhe gjithçka tjetër. Për këtë, mund të përdorësh edhe një kristal rose quartz - të ndihmon me gjetjen e dashurisë; malachite – hap zemrën dhe tërheq marrëdhëniet e shëndetshme, si dhe lepidolite – shëron traumat dhe ankthet e së shkuarës.

4. Sillu sikur të është realizuar dëshira
Kjo ndoshta është pjesa më e vështirë, por gjatë gjithë kohës mendo sikur personi në fjalë është me ty, në një lidhje magjike dashurie. Çdo gjë që kërkon nga ai/ ajo, dhuroja vetes në mënyrë që të ndihesh i/ e përmbushur dhe që dëshira jote të manifestohet sa më shpejt.

Si ta kuptosh që manifestimi yt po vjen?
Ekspertët thonë se ka disa shenja shumë specifike si:
- Sheh kudo ditëlindjen, emrin, apo një element që të kujton personin që ke manifestuar
- Mendon për të gjatë gjithë kohës
- Përjeton déjà vu
- Sheh ëndrra shumë vibrante me të
- Përjeton sinkronitete, si p.sh: sheh 222 – numri i dashurisë
- Ndien siguri dhe e di që dëshira jote është realizuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat