3 gjëra që mund të bëni që tani, për t’i dhënë më shumë kuptim jetës suaj!

Life style

3 gjëra që mund të bëni që tani, për t’i dhënë më shumë kuptim jetës suaj!

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Kur flasim për nevojat psikologjike që qëndrojnë në thelbin e natyrës njerëzore, kërkimi i kuptimit të jetës mund të mos jetë aq i lartë sa nevojat e tjera si lumturia, optimizmi, miqësia, siguria dhe komuniteti. Por kjo nuk do të thotë se nuk është i rëndësishëm. Hulumtimet tregojnë se një jetë e jetuar pa kuptim mund të jetë e vështirë për mirëqënien psikologjike të dikujt.

Nga ana tjetër, një jetë e jetuar me qëllim dhe kuptim ka përfitime të jashtëzakonshme për mendjen dhe trupin. Për fat të mirë, kërkimet e reja për shëndetin mendor mund të na ndihmojnë të njohim disa mënyra që i japin një ndjenjë qëllimi jetës sonë. Këtu janë 3 prej këtyre mënyrave:

#1. Ndryshoni mënyrën se si mendoni për vdekjen

Psikologia Emily Mroz i referohet vdekjes dhe vdekshmërisë si "një motivues i rëndësishëm nëse jo i vetmi, më kryesori për mënyrën se si ne e organizojmë jetën tonë".

Ky përkufizim është bërë jehonë nga rezultatet e një studimi të kohëve të fundit që zbuloi se njerëzit e përcaktojnë veten më me virtyt kur pyeten se si duan të mbahen mend në krahasim me thjesht përshkrimin e asaj se kush janë në të tashmen.

Lënia e trashëgimisë është një komponent i rëndësishëm i kërkimit të kuptimit në jetë. Ndërsa disa mund të supozojnë se shqyrtimi i jetës përmes vdekjes mund të çojë në pakujdesi ose egoziëm, apo mendësi të tipit “një jetë kemi”, Mroz e kundërshton këtë linjë të të menduarit në dy mënyra:

Për disa njerëz, si atletët që ngjiten në majat më vdekjeprurëse malore, ideja e lënies së trashëgimisë pas vdekjes është krejt e ndryshme nga ajo e një personi mesatar. Ata me të vërtetë synojnë të lënë një trashëgimi jo të bazuar në virtyt, por të bazuar në arritje ekstreme, duke e shtyrë përvojën njerëzore në kapacitetin e saj maksimal.

Për ata që përdorin mendësinë “një jetë kemi” herë pas here, kjo mantra mund të ekzistojë në sipërfaqen e një marrëdhënieje më të thellë me vdekjen - një marrëdhënie në të cilën ekzistojnë gjithashtu synime të virtytshme dhe që lënë trashëgimi.

Të folurit dhe të menduarit për vdekjen nga pikëpamja e lënies së një trashëgimie mund të na ndihmojë të identifikojmë atë që ka vërtet rëndësi në jetë dhe mund të na japë guximin për ta ndjekur atë pa frikë.

“Një ditë unë dhe ti, dhe të gjithë ata që e lexojnë këtë do të vdesin - është e pashmangshme. Ne të gjithë ndajmë dëshirën për t'u mbajtur mend dhe për të kujtuar ata që duam me virtyt," thotë Mroz.

#2. Shfrytëzojeni “urrejtjen” tuaj për më mirë

Një tjetër studim i kohëve të fundit zbuloi se urrejtja që mund të ushqeni ndaj një grupi, institucioni ose një koncepti abstrakt mund të fuqizojë jetën tuaj me kuptim dhe qëllim. Psikologu Abdo Elnakouri e quan këtë lloj urrejtjeje si "urrejtje kolektive".

Kjo është e ndryshme nga urrejtja personale që ndjeni ndaj njerëzve të veçantë që ju kanë bërë keq. Urrejtja kolektive shpesh vjen nga të qenit pjesë e një komuniteti që e sheh një grup tjetër si armik.

"Kur miqtë, familja dhe komuniteti juaj identifikojnë një entitet kolektiv që nuk u pëlqen, është e lehtë të 'biesh në urrejtje'," shpjegon ai.

Elnakouri thekson se ndërsa është e rëndësishme të kontrollohet tendenca për të nxjerrë kuptimin nga një vend urrejtjeje, në disa raste, një urrejtje e tillë mund të jetë e dobishme dhe efektive.

“Ndoshta duhet të kultivojmë më shumë urrejtje ndaj ndryshimeve klimatike, racizmit dhe sëmundjeve të tjera shoqërore”, thotë ai.

#3. Ndihmoni të tjerët pavarësisht kostos

Psikologu Brodie Dakin dhe kolegët e tij kanë kryer së fundmi një studim për të zbuluar se cilat lloje veprimesh i japin më shumë kuptim jetës së njerëzve.

“Kur shikojmë përpjekjet më domethënëse që ekzistojnë (për shembull: heroizmi, prindërimi, arritjet arsimore dhe profesionale, ritualet kulturore, etj.) ato pothuajse gjithmonë përfshijnë elementë të qartë të kostos – qoftë dhimbje, shpenzim energjie, kohë, ose burime, ose ndonjë lloj tjetër sakrifice”, shpjegon ai.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se veprimet konsideroheshin më domethënëse kur bënin një ndryshim pozitiv në jetën e të tjerëve.

Dakin na jep dy arsye shtesë pse veprimet e “kushtueshme”, prosociale i japin jetës sonë më shumë kuptim:

Sjellja e mundimshme ka më shumë gjasa të çojë në një ndjenjë kompetence.

Përpjekjet e vështira me njerëzit e tjerë ndërtojnë lidhje sociale, edhe kjo e fundit, është një burim i fuqishëm i kuptimit të jetës.

Pra, si përfundim, të menduarit për vdekjen për t'ju ndihmuar të identifikoni atë që dëshironi të arrini në të tashmen, duke i drejtuar ndjenjat tuaja të urrejtjes ose antagoniste drejt një kauze të mirë, si dhe të ndihmoni të tjerët edhe kur mund të jetë e vështirë për ta bërë këtë - janë tre strategji që mund t'i përdorni për të gjetur kuptimin e jetës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat