Si të kërkoni rritje rroge edhe nëse jeni në fillimet e karrierës suaj

Life style

Si të kërkoni rritje rroge edhe nëse jeni në fillimet e karrierës suaj

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Eshtë ndoshta puna jote e dytë dhe po e mendon prej kohësh situatën që të sikletosh më shumë: të kërkosh rritje rroge! Ndjen që ke punuar mjaftueshëm për ta bërë sepse me shumën aktuale je e pakënaqur, por nga ana tjetër nuk do ta humbasësh fare vendin e punës. Dilema normale. Ç'mund të bësh? 

1. Vizualizoni një afat kohor

Duhet të tregoheni pak strateg kur vjen puna tek kërkesa juaj. Përgjigjja që do merrni varet shumë nga koha e duhur. Duhet të jesh fillimisht e sigurtë që detyrat që të janë ngarkuar i ke kryer me sukses, ke qenë korrekte, e përgjegjshme dhe arritjet gjatë kësaj kohe kanë qenë domethënëse. Pasi ta keni konfirmuar këtë me veten dhe rezultatet, prisni takimin e radhës për të kërkuar rritje rroge. 

2. Bëj me seriozitet gjithçka që të ngarkohet

Një nga hapat më të rëndësishëm. Kur të jeni duke u futur në takim për kërkesën e rritjes së rrogës, duhet të jeni gati të mbroni vlerat tuaja dhe të flisni me baza për to. Duhet të dini dhe të paraqisni me shumë siguri talentin, aftësinë dhe pikat më të forta që keni në atë vend pune. Pra gjithçka që justifikon pagën që doni ju të merrni. 

3. Gjatë bisedës me shefin, trego për qëllimet e tua

Nëse ai/ajo të pyet nëse po mendon të lësh kompaninë, thuaji që JO nëse kjo është e vërteta jote. Eshtë fiks momenti për t'i shprehur se je e interesuar për të ardhmen e punës, kompanisë dhe prandaj të interesojnë diskutimet në lidhje me rritjen e projekteve. Mund të japësh idetë e tua, të zotohesh për kontributin tënd dhe më pas të kërkosh vlerën që mendon se meriton për punën e bërë dhe motivim të mëtejshëm. 

4. Jini të qartë për shumën 

Mos kini frikë për ta se mos tremben nga kërkesa juaj. Besojeni fillimisht vetë që është shumë e drejtë dhe se e meritoni 100%. Nëse biseda shkon mirë, ky është hapi juaj i fundit. Urime për rrogën e re! 

Nëse ata thonë se i duhet përgjigje dhe se i duhet pak kohë, s'ka asgjë për t'u shqetësuar. Të tilla kërkesa kanë nevojë për kohë, reflektim dhe pak diskutim me të tjerët para konfirmimit, 

Po sikur kërkesa për rritje rroge të refuzohet?

Mund të ndodhë! Ndoshta shefit tënd nuk i pëlqen aq shumë, ose thjesht nuk kishte ndërmend për asnjë rritje rroge tani shpejt. Të gjitha opsionet janë të mundshme. Nëse të ofrojnë shumë më pak nga ç'mendoje, jo domosdoshmërisht duhet ta pranosh. Gjithmonë bëj pyetje, kërko sqarime dhe ndërkohë nënvijëzo vlerat e shtuara që ti ke sjellë në kompani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat