Numëroni lëvizjet e bebes suaj në bark: Ideale është t’i ndieni 10 goditje në një orë

Life style

Numëroni lëvizjet e bebes suaj në bark: Ideale është t’i ndieni 10 goditje në një orë

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Qe si t’i llogarisni

Goditjet e bebes janë diçka shumë e bukur që çdo shtatzënë mund t’i ndiejë, vetvetiu i krijojnë edhe relaksim, sepse kur ndien që bebja po lëviz në stomak e di që çdo gjë është në rregull.

Mirëpo, ekspertët këshillojnë që ideale është që në afat prej një ore të ndiejë dhjetë lëvizje të bebes, mirëpo nënat shpesh janë të hutuara, sepse nuk dinë si t’i numërojnë.

Pas javës së 28-të të shtatzënisë mund t’i kushtoni kujdes numrit të lëvizjeve të bebes në afatin prej një ore, ja si t’i numëroni:

▪ Shikoni sa është ora para se të filloni t’i numëroni.

▪ Llogarisni çdo herë kur ndieni që bebja godet apo rrotullohet.

▪ Kur të numëroni 10 lëvizje, sërish shikoni kohën. Dhjetë lëvizje në një orë apo më pak është normale, ndonëse ndonjëherë do të duhej pak më shumë.

▪ Përsëriteni këtë dy herë

Çfarë të bëni nëse bebja lëviz më pak se dhjetë herë?

Mos u brengosni shumë, por provoni edhe këto gjëra në mënyrë që ta nxisni të lëvizë:

▪ Ndryshoni pozicionin.

▪ Hani një vakt në mes kafjallit dhe drekës.

▪ Pini pak lëng pemësh.

Nëse jeni ende të shqetësuar për lëvizjet e foshnjës tuaj që mund të vini re, telefononi mjekun dhe konsultohuni me të. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat