Ndiqni rregullin “20 minuta” në një grindje: Psikologët zbulojnë përse ky rregull është i rëndësishëm

Life style

Ndiqni rregullin “20 minuta” në një grindje: Psikologët zbulojnë përse ky rregull është i rëndësishëm

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 00:24
Ilustrim

Për të mos u rrëmbyer nga zemërimi, duhet të ndjekim këtë rregull.

Grindjet janë pjesë përbërëse e çdo marrëdhënieje – është krejtësisht e zakonshme që me dikë nuk do të pajtohemi. Mirëpo, që me agresion dhe hidhërim të tepruar të mos shkatërronim marrëdhënien, është e nevojshme që të mësojmë të grindemi.

Gjatë konfliktit, përkatësisht çdo herë kur ndihemi të sulmuar (fizikisht apo emocionalisht), vjen deri te një reaksion kimik në tru. Gjaku shkon nga korteksi paraballor (pjesa përgjegjëse për vendimmarrjen racionale) në zonën motorike për të na përgatitur për ‘fluturim ose luftë’.

– Atëherë nuk mund të dëgjosh me mendje. Ju nuk mund të empatizoni, nuk mund të jeni krijues. Kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh thonë gjëra që nuk i mendojnë gjatë konflikteve. Gjëja më e mirë që mund të bëni në ato momente është të bëni fjalë për fjalë një hap prapa – tha psikologia Julie Gottman.

Çfarë është rregulli “20 minuta”?

Kur vërejmë që situata po ashpërsohet dhe po nxehet, Gottman sugjeron që thjesht të pushoni:

– Në atë moment pushoni. Mirëpo, mos e ndërprisni bisedën pa plan. Patjetër thoni kur do të ktheheni për të vazhduar bisedën. Kjo është çështje kyç, sepse, po qe se nuk bëni kështu, ndërsa ju kërkoni pauzë, partneri juaj mund të ndihet i braktisur ose i refuzuar – shpjegon Julie dhe shton se pushimi mund të zgjasë nga së paku 20 minuta deri në 24 orë, por jo më shumë se një ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat