Mungesa e gjumit i bën njerëzit më pak bujarë dhe më antisocialë

Life style

Mungesa e gjumit i bën njerëzit më pak bujarë dhe më antisocialë

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 06:04
Foto ilustrim

Se sa bujar dhe të gatshëm ndiheni për të ndihmuar të tjerët, varet edhe nga sa mirë fle gjatë natës, thonë shkencëtarët. Një studim i kryer nga disa shkencëtarë amerikanë ri lidh altruizmin dhe bujarinë me sasinë dhe cilësinë e gjumit si në nivel individual ashtu edhe në atë shoqëror.

Me fjalë të tjera, nëse një shoqëri fle gjithnjë e më pak gjatë natës, ajo gradualisht bëhet më egoiste. Në vendet e zhvilluara më shumë se gjysma e njerëzve raportojnë se nuk flenë mjaftueshëm gjatë javës. Mungesa e gjumit është shoqëruar, ndër të tjera, me rritjen e rrezikut për sëmundje të ndryshme.

Studiuesit treguan përmes tre eksperimenteve se njerëzit ngurrojnë t’u zgjasin dorën e ndihmës të tjerëve (nga hapja e një dere të ashensorit për dikë që të kalojë deri te vullnetarizmi për një program social) kur kanë pasur një natë të mëparshme me gjumë të keq dhe të pamjaftueshëm.

“Hulumtimet e reja tregojnë se mungesa e gjumit jo vetëm që dëmton shëndetin e një personi, por minon ndërveprimet sociale midis njerëzve, minon strukturën e shoqërisë njerëzore. “Si funksionojmë si specie shoqërore duket se varet shumë nga sa gjumë bëjmë,” tha profesori i psikologjisë Matthew Walker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat