Shenjat që tregojnë se vuani nga -Dismorfia e Snapchat-

Life style

Shenjat që tregojnë se vuani nga -Dismorfia e Snapchat-

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Studimet po tregojnë se ka gjithnjë e më shumë lidhje midis fotove selfie të modifikuara me filtra dhe pakënaqësisë së shtuar ndaj trupit. Një term i ri po përdoret për këtë dukuri: Dismorfia e Snapchat.

Dismorfia e Snapchat, për ta thënë thjesht, ndodh kur krahasoni fotot me filtra me pamjen aktuale. Kur fiksoni të metat tuaja të perceptuara, ndjenjat e pakënaqësisë mund t'ju bëjnë të dëshironi të ndryshoni tiparet tuaja për t'u përshtatur me ato imazhe të ndryshuara.

Dismorfia e Snapchat nuk është një diagnozë zyrtare e shëndetit mendor, kështu që ekspertët nuk kanë përcaktuar një përkufizim standard, simptoma dhe arsye pse ndodh. Vetë termi hyri në përdorim pasi kirurgët plastikë filluan të raportojnë se një numër klientësh dëshironin që procedurat kozmetike të përputheshin me versionin e fotove të tyre të ndryshuar me filtra.

Dismorfia e Snapchat në përgjithësi do të thotë se nuk ndiheni mirë kur bëni foto dhe përpiqeni t’i transformoni jashtëzakonisht shumë. Ja si ta kuptoni nëse keni këtë gjendje:

- Ju fiksoni me pamjen tuaj në foto, deri në atë pikë sa pamjen reale nuk e vlerësoni më.

- Ju shihni “të meta” që askush tjetër nuk i sheh.

- Ju shpenzoni shumëëë kohë duke bërë e ribërë foto dhe më pas i modifikoni për t’i bërë sipas imazhit që keni në kokë.

- Krahasoni veten me të tjerët dhe ndiheni keq.

- Shpesh e gjeni veten duke shpenzuar më shumë kohë sesa keni planifikuar duke bërë selfie ose duke i edituar ato.

- Ju shpenzoni shumë kohë duke gjetur mënyra për të ndryshuar pamjen në përputhje me fotot selfie.

- Editimi i fotove mund të shkaktojë ankth, shqetësim dhe emocione të padëshiruara.

- Pavarësisht se sa shpesh vendosni të ndaloni së bëri dhe edituar fotot, e keni të vështirë të hiqni dorë.

Kontakti me një terapist është gjithmonë një hap tjetër i mirë kur:

- Shqetësimet për pamjen ndikojnë në gjendjet dhe aktivitetet e përditshme.
- Koha që shpenzoni për selfie ndikon në përgjegjësitë dhe marrëdhëniet tuaja.
- Ndiheni fajtor/e dhe të turpëruar për kohën që harxhoni duke bërë foto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat