A i përkisni edhe ju kësaj kategorie? Nëse keni këtë tipar të vetëm, ju keni një IQ mbi mesataren

Life style

A i përkisni edhe ju kësaj kategorie? Nëse keni këtë tipar të vetëm, ju keni një IQ mbi mesataren

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

E keni menduar ndonjëherë nëse i përkisni kategorisë së njerëzve shumë të zgjuar?

Tani, ekipi hulumtues i BBC-së ka përgjigjen për ju pa bërë as një test. Thjesht duhet të kesh tiparin më të zakonshëm që thuhet se kanë të përbashkët mendjet më të mëdha në botën e shkencës.

Sipas gazetarëve të televizionit publik britanik, të cilët analizuan të dhënat nga gjashtë shkencëtarë dhe shpikës me aftësi të veçanta të trurit, karakteristika më e zakonshme e njerëzve shumë inteligjentë është aftësia për të “shikuar” të ardhmen dhe për të planifikuar lëvizjet e tyre bazuar në atë që do të përballen më vonë.

Ata nuk janë të mbërthyer në të tashmen, domethënë, kanë aftësinë për të perceptuar atë që do të ndodhë falë të menduarit të tyre të organizuar dhe analitik.

Ky është një plus i rëndësishëm veçanërisht në kapitullin “karriera”, pasi vizionarët priren të gëzojnë vlerësimin e eprorëve të tyre dhe thirren të ndërmarrin projekte të vështira që kërkojnë trajtim delikat dhe mendim kritik.

A i përkisni edhe ju kategorisë së njerëzve më inteligjentë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat