Këto shenja do t'ju bëjnë të zbuloni nëse keni qenë të lënë pas dore emocionalisht ose jo

Life style

Këto shenja do t'ju bëjnë të zbuloni nëse keni qenë të lënë pas dore emocionalisht ose jo

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 18:52
Ilustrim

Ata që fëmijë kanë qenë të neglizhuar nga ana emocionale me siguri kanë mësuar nga prindërit e tyre se ndjesitë dhe nevojat janë të pavenda dhe s'duhen kërkuar me zë të lartë. Të tillë fëmijë janë rritur me mendimin se duhet të varen vetëm prej vetes, të mos bëjnë kurrë gabime dhe të arrijnë objektiva të rremë për të qenë të lumtur. Të kuptosh që ndërveprimi dhe nevoja janë çelësi i lumturisë është gjëja e parë që njerëzit e neglizhuar emocionalisht duhet të mësojnë. Si ta kuptoni nëse jeni rritur të tillë?

1. Varësia vetëm ndaj vetes

Të gjithë fëmijët kanë nevojë që në momente emocionale të kërkojnë mbështetje dhe mirëkuptim nga prindërit. Po sikur mami dhe babi të mos ta japin kurrë këtë? Fëmijët e neglizhuar emocionalisht nga zhgënjimi besojnë se duhet të mbështeten vetëm tek vetja e tyre dhe të mos kërkojnë ndihmë tek askush tjetër. 

2. Besojnë se s'duhet të duken kurrë emocionalë apo sikur kanë nevoja

Për një ish-fëmijë të rritur kështu, nevojat emocionale barazohet me dobësinë. Nëse ata s'mund t'i besojnë prindërve, kujt munden?Prandaj shpesh preferojnë ta fshihin inatin, mërzinë, apo dëshpërimin. Madje edhe gëzimin që ndjejnë në momente të caktuara.

3. Nuk bëjnë gabime

Eshtë ok që të tjerët të bëjnë gabime, për aq kohë sa ky njeriu nuk je ti. Kujtoji vetes se superfuqia e vetme që ke, është të qënit njeri.

4. I shmangesh ndjenjave të tua

Pse gjithnjë përpiqeni të arratiseni sa herë bëhet fjalë për ndjenja dhe mendon se po të dhunojnë limitet e tua?

5. Mungesa e konfliktit

Për ta konflikti është një kërcënim i madh i lumturisë sepse kurrë nuk janë mësuar t'i kuptojnë dhe t'i lexojnë ndjesitë e tyre. E kanë të vështirë të shprehen dhe konfliktet janë thjesht shumë për ta.

6. Mbajnë shumicën e njerëzve larg

Nëse ata afrohen më shumë se duhet, frikësohen se mos të shohin imperfeksionet e tua nga afër. E vetmja mënyrë (e gabuar) që zgjidhni është t'i mbani larg vetes për t'u ndjerë të sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat