3 rastet dhe situatat kur duhet t'i thoni JO në mënyrë kategorike një miku që ju kërkon ndere e favore

Life style

3 rastet dhe situatat kur duhet t'i thoni JO në mënyrë kategorike një miku që ju kërkon ndere e favore

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 09:31
Ilustrim

Të thuash jo është e vështirë, pasi sëmundja e “për t’i bërë qejfin të tjerët” duket se është më e fortë se ne. Kur ka qenë hera e fundit që keni sakrifikuar kohën tuaj, keni shtyrë një punë a projekt, vetëm se nuk keni mundur t’i thoni JO një miku a mikeshe... Megjithatë, ajo që po përpiqemi t’ju themi nuk është të mos bëni ndere, apo të mos ndihmoni miqtë, por të dini kufijtë dhe situatat kur nuk t’ju vijë aspak rëndë kur refuzoni të ndihmoni dikë.

Mos premtoni asgjë, nëse favori ju kërkohet në këto situata !
Nëse ju kërkojnë të ndryshoni planet tuaja: Ju keni bërë plane për një arsye  dhe nëse herë pas here do të shkelni prioritetet tuaja , të tjerët do e marrin për të mirëqenë se planet tuaja nuk janë aq të rëndësishme për ju.

Nese  jeni vënë në dijeni shumë vonë
Shpesh njerëzit kërkojnë ndere apo favore në minutë të fundit, kur njerëzit kanë një rutinë të strukturuar të paktën për një ditë dhe këtë duhet t’jua bëni të qartë të gjithëve.

Nëse kërkesa ju vendos në siklet dhe nuk ju bën të ndiheni mirë:
Ti nuk dëshiron të jesh i pasjellshëm, por për asnjë arsye nuk duhet të bëni diçka kundër parimeve tuaja, ose që ju bën të ndiheni keq. Kur vëreni një ndjenjë ankthi ose pakënaqësie ndaj kërkesës së një miku, afrojini një zgjidhje tjetër dhe hiqeni barrën nga shpatullat tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat