Pse po ju zë (më shpesh) lemza?

Life style

Pse po ju zë (më shpesh) lemza?

Më: 17 janar 2023 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

Një herë është normale, dy herë mund të duket qesharake, por nëse ndodh akoma më shpesh bëhet thjesht e bezdisshme. Të gjithëve mund të na zërë lemza herë pas here. Tinguj të çuditshëm që dalin nga goja pa paralajmërim janë deri në një pikë normale. Po nëse lemza bëhet e shpeshtë?

Fillimisht, le të kuptojmë, pse ndodh lemza?

Lemza mund të ndodhë për shumë arsye -- disa prej tyre janë fizike dhe disa emocionale. Kjo për shkak se acarimi që shkakton lemzën ndodh në nervin që lidh trurin me diafragmën. Disa shkaqe të zakonshme përfshijnë:

- Të ngrënit shumë ose shumë shpejt

- Të ndjeri nervoz ose të emocionuar

- Konsumi i pijeve me gaz

- Konsumi i tepërt i alkoolit

- Stresi

- Ndryshim i papritur i temperaturës

- Gëlltitja e ajrit gjatë ngrënies së një karameleje ose përtypjes së çamçakëzit

Lemza është zakonisht e përkohshme, por në raste të rralla, ajo mund të qëndrojë për një kohë relativisht të gjatë. Zakonisht kjo ndodh për shkak të dëmtimit ose përkeqësimit të nervave të lidhur me diafragmën. Gjithçka, nga një qime që prek daullen e veshit deri tek dhimbja e fytit mund të ndikojë në këto nerva dhe në raste më serioze, një tumor ose kist në qafë.

Nëse keni lemzë për më shumë se 2 ditë, ose nëse lemza po ju pengon frymëmarrjen, gjumin dhe po ju shkakton shqetësime, duhet të bëni një takim me mjekun tuaj.

Si ta bëni lemzën të ndalojë

Disa ekspertë mendojnë se mbajtja e frymës ose frymëmarrja në një qese letre mund ta ndalojë lezmën; të dyja teknikat bëjnë që dioksidi i karbonit të grumbullohet në mushkëri, gjë që mund të relaksojë diafragmën.

Nëse gjithçka tjetër dështon dhe lemza juaj vazhdon për disa ditë ose më shumë, konsultohuni me një mjek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat