10+ këshilla për lidhjet romantike – nga njerëz që kanë mbi 20 vite së bashku!

Life style

10+ këshilla për lidhjet romantike – nga njerëz që kanë mbi 20 vite së bashku!

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 06:14
Foto ilustrim

Shumica prej jush mund të kenë përjetuar dashurinë e javëve dhe muajve të parë, ku gjithçka është pasionante, romantike dhe e bukur. Megjithatë, një lidhje e gjatë - nuk ka vetëm aq. Përgjatë shumë viteve, ju arrini të shihni dhe anë më pak të mira të personit që keni në krah, apo edhe ditë më të vështira.

Natyrisht, çdo lidhje do përkushtimin e rritur në mënryë që të rritet dhe të qëndrojë aty.

Më poshtë, disa njerëz të intervistuar për Self, të cilët janë në marrëdhënie afatgjata prej disa dekadash, japin këshillat e tyre të shkurtra, por shumë të vlefshme.

1. Qëndroni mendjehapur për jetën tuaj seksuale.

2. Gjeni kohë vetëm për ju të dy.

3. Mësoni vlerat e njëri-tjetrit.

4. Mundohuni të mos lejoni që debatet të kthehen në gara se "kush bërtet më shumë".

5. Vendosni ditë të caktuara në kalendar për të bërë seks.

6. Ushqeni miqësinë tuaj dhe delegoni detyrat e shtëpisë.

7. Gjeni mënyra për ta bërë njëri-tjetrin të ndihet i vlerësuar.

8. Kuptoni se zgjedhja e dashurisë është si të ushtrosh një muskul që forcohet vetëm me kalimin e kohës.

9. Mos kini frikë të bëni gjërat tuaja si individ – dhe lëreni partnerin të bëjë të njëjtën gjë.

10. Mësoni të jeni fleksibël dhe t'i përshtateni njëri-tjetrit në çështje të cakturara, gjithnjë pa cënuar parimet tuaja.

11. Sigurohuni që të përputheni me gjërat e mëdha dhe dallimet e vogla mes jush nuk do të kenë më aq rëndësi.

12. Bëhuni mbështetësi (suportuesi) numër 1 i njëri-tjetrit.

13. Kuptoni se ndonjëherë edhe ndodh të shkosh në shtrat i zemëruar. Megjithatë, përpiquni që kjo të ndodhë sa më pak.

14. Dijeni se, po, komunikimi është me të vërtetë çelësi.

15. Konsideroni terapinë në çift.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat