​Ka një truk që i bën qerpikët tuaj të duken njësoj si ata extension

Life style

​Ka një truk që i bën qerpikët tuaj të duken njësoj si ata extension

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 06:05
Foto ilustrim

“Krehja mbrapsht” e qerpikëve mund t’i bëjë më voluminozë. Ky truk është për njerëzit që i kushtojnë shumë kohë vendosjes së rimelit. Megjithatë, termi nuk është i duhuri sepse metoda ka të bëjë me lyerjen e qerpikëve nga pjesa e tyre e sipërme dhe e poshtme për t’i dhënë volum.

Merrni furçën e rimelit, tërhiqni vetullën sipër dhe shihni poshtë. Kaloni furçën nga rrënja drejt majave të qerpikëve duke e aplikuar në pjesën e sipërme të tyre. Prisni 30 sekonda dhe lyeni qerpikët në anën tjetër duke e përdorur furçën si zakonisht.

Kjo metodë kërkon pak kohë për t’u përvetësuar sepse vështirësia qëndron te përpjekja për të mos lyer aksidentalisht të gjithë qepallën e syrit. Problemi i saj është se ndonëse qerpikët do të duken si falsë, janë të rëndë dhe nuk do të qëndrojnë lart përgjatë gjithë ditës.

Megjithatë mund të testoni produkte të ndryshme që mund ta bëjnë të funksionojë dhe fundja, ta përdorni në rastet kur nuk keni pse të qëndroni të grimuara për një kohë shumë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat