Këto shenja tregojnë se ndoshta po tradhtohesh emocionalisht nga partneri/ja

Life style

Këto shenja tregojnë se ndoshta po tradhtohesh emocionalisht nga partneri/ja

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Të jesh në një lidhje, është kaq romantike dhe argëtuese, por ka edhe shumë sfida. Njëra prej tyre është pikërisht tradhtia emocionale, e cila për shumë njerëz, është po aq e dhimbshme (ose edhe më tepër) se tradhtia fizike.

Ka disa shenja që e tregojnë se ndoshta po e përjeton në lidhjen tënde, por para se të t’i tregojmë, le ta marrim vesh njëherë e mirë se çfarë është tradhtia emocionale.

Kur kemi të bëjmë me tradhti emocionale?
 
Së pari, na lejo të të themi se çdo marrëdhënie ka rregulla të ndryshme, ndaj është shumë relative ajo çfarë shumë çifte cilësojnë si tradhti. Gjithsesi, në një nivel bazik, tradhtia emocionale nënkupton se personi që tradhton në mënyrë emocionale, i drejtohet dikujt tjetër për këshilla, ngushëllim, rrëfimin e ngjarjeve apo lajmeve të mira ose të këqija.

Në raste të tilla, personi që tradhton emocionalisht, mund të gënjejë partnerin/e për natyrën e marrëdhënies, të fshijë mesazhet, të nënvlerësojë lidhjen, apo të zvogëlojë kohën që shpenzon me partnerin/en.
 
Tani, kalojmë te shenjat:

Në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme, partneri/ja mban sekret disa aspekte të jetës private

Refuzon të tregojë se me kë komunikon virutalisht

Papritur, ndryshon fjalëkalimet (të telefonit, laptopit, rrjeteve sociale)

Nuk kërkon më mbështetje emocionale apo këshilla nga ti

Ndihesh i/e vetmuar në marrëdhënien tënde dhe partneri/ja nuk ka dëshirë të forcojë lidhjen

Partneri/ja është gjithmonë edhe më i/e largët, emocionalisht dhe fizikisht

Nuk kërkon më vëmendje nga ti

Papritur ka një shkëputje në takimet tuaja dhe nuk shpenzon më shumë kohë me ty

I lë planet gjithnjë evazive dhe kalon direkt në mbrojtje kur ti ia vë në dukje

Nuk vendos barriera me personin tjetër dhe ai/ajo i shkruan/telefonon edhe në orare të papërshtatshme

Vë re se ai/ajo tenton të shtrembërojë realitetin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat